Mikrovala na e ka bërë jetën më të thjeshtë, pasi është një zgjidhje e lehtë për të ngrohur ushqimin. Por, ka disa gjëra që nuk duhet t’i fusni kurrë në të. Se cilat janë ato, jua tregon albeu.com më poshtë.
Vezët
Në përgjithësi, ekspozimi i vezëve në nxehtësi shumë herë është mirë të shmanget. Ngrohja e tyre në mikrovalë shkatërron proteinat e tyre. Jo vetëm kaq ju mund të hemoheni nga to.
Orizin
Orizi përmban fara të bakterit Bacillus cereus dhe për këtë arsye duhet të hahet sapo të gatuhet. Pra, ngrohja e tij në në mikrovalë rrit gjassat që këto baktere të zhvillohen. Bakteret prodhojnë toksina dhe të shkaktojnë të vjella.
Pulën
Ju i merrni proteinat e pulës nëse e hani sapo gatuhet. Por, kur e ngrohni sërish në mikrovale, proteina ndryshon, pasi ajo prishet ndryshe dhe kështu ekziston rreziku të shkaktojë shqetësim të stomakut. Për më tepër, kur pula ngrohet në mirkovalë, disa nga lëndët ushqyese i humbasin.
Peshkun
Mënyra me e thjeshtë dhe e shpejtë për të ngrënë një vakt është të ngrohni në mikrovalë peshkun që ka mbetur nga vakti paraardhës. Por, përveç se shtëpia mbushet me erë, ngrohja e peshkut largon çdo lëng që ai ka, duke e bërë atë të fortë dhe të pangrënshëm.
Kafen
Aciditeti i kafesë rritet ndërsa ftohet, duke i dhënë një shije më të hidhur. Ngrohja e tij në mikrovalë shkatërron çdo përbërës aromatik të mbetur, duke krijuar kështu një aromë të fortë. Për të shmangur këtë “krim” në shijen e kafesë, ruajeni në një termus ose edhe bëjëni nga e para./albeu.com