Perëndimorët konsumojnë shumë kripë, jo sepse futin shumë në ushqimin e tyre, por për shkak të kripës “të fshehur” që përmbajnë produktet si buka, djathi dhe madje edhe makaronat, thonë shkencëtarët amerikanë.
Në një raport të publikuar dje, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan se 90% e të rriturve konsumojnë shumë më tepër kripë çdo ditë sesa duhet.
Por sa duhet të konsumojmë në ditë?
Sasia minimale e natriumit e nevojshme nga një i rritur i shëndetshëm vlerësohet të jetë 0.18-0.23 g. çdo ditë (me kusht që të mos nxirret përmes djerës). Një dietë që siguron këtë sasi të natriumit mund të mos jetë në gjendje të plotësojë nevojat e ushqyesve të tjerë.
Prandaj, për të siguruar mjaftueshmërinë në lëndë ushqyese të tjera dhe për të kompensuar humbjen e natriumit përmes djersës, të rriturit e shëndetshëm kanë nevojë për rreth 1.5 g. natriumi në ditë, që korrespondon me 3.8 g. kripë çdo ditë.
Por për shkak se është e vështirë të arrihet një marrje e tillë, duke pasur parasysh se konsumi mesatar i kripës në shumicën e vendeve evropiane është rreth 8-11 g. në ditë, një rekomandim më realist nga organizatat globale dhe autoritetet kombëtare është 5-6 g. kripë në ditë.
Autoriteti Evropian i Sigurisë së Ushqimit (EFSA) propozon në mënyrë specifike një vlerë referimi të marrjes për nevojat e etiketimit të ushqimit prej 6 g. kripë për popullatën e përgjithshme. Fëmijët nën 11 vjeç duhet të konsumojnë edhe më pak se 6 g. në ditë./albeu.com