Pjepri është një nga frutat më të shijshme të verës dhe jo vetëm. Tuli i pjeprit është mjaft freskues dhe i ëmbël dhe me të nuk ke të ngopur.
Brendësia e tij është e mbushur me fara të qullëta të cilat në shumicën e kohës përfundojnë në koshin e plehrave.
Farat e pjeprit janë të mbushura me ushqyese dhe kur thahen mund të konsumohen si një ushqim i shpejtë dhe shoqërues i pijeve të ndryshme.
Farat nuk kanë aromë, por shija e tyre të kujton ëmbëlsinë e arrave.
Farat e thata përdoren në pjekje, sallata, konfeta dhe pije.
Farat e pjeprit janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina.
Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira.
Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.
Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E.
Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin.
Farat e pjeprit janë gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe fosforit.
Këto minerale ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut, forcimin e kockave dhe mbajtjen larg të diabetit.
Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët.
Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.
Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës.
Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera.
Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.
Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë.
Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut.
Nëse farat i grini në një mikser dhe formoni me to një pastë të mirëfilltë të cilën më pas e aplikoni në pjesën e ballit, do të vëreni se do të jeni më pak të stresuar dhe do të keni më pak dhembje koke.
Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira.
Këto fara rekomandohen të përdoren për të mbrojtur shëndetin e veshkave.
Farat mund t’i hani të freskëta duke i përfshirë në sallata perimesh apo frutash.
Ato mund t’i thani ose t’i përfshini në lëngje dhe supa sepse ofrojnë trashësinë dhe ëmbëlsinë e duhur./AW