Asnjë grua nuk është e plotësuar pa një buzëkuq, e për këtë nuk ka dyshim! Me nuancën e duhur të buzëkuqit, çdo fytyrë bëhet më e ëmbël ose më e guximshme. Ajo që ndoshta pak e dinë është fakti që çdo grua ka mënyrën e saj të aplikimit. Dhe kjo varet shumë nga personaliteti i saj.
Maja e sheshtë e buzëkuqit tregon që ju jeni një person shumë i ëmbël dhe i dashur. Ju pëlqen t’i bëni njerëzit përreth jush të lumtur. E mirë dhe e thjeshtë, ju kënaqeni duke kaluar kohë me të dashurit tuaj. Ngjyra juaj ideale është toni nudo.
Maja e rrumbullakët e buzëkuqit tuaj pasqyron se jeni një person i sjellshëm. Ju në mënyrë intuitive kërkoni gjendjen e harmonisë, ju pëlqen të ndani gjithçka me miqtë tuaj dhe të kaloni kohë me familjen. Dëgjoni me kujdes të tjerët dhe mbani në mend këshillat e tyre. Rozë është ngjyra juaj e përsosur.
Nëse maja e buzëkuqit tuaj është konkave, ju jeni ndoshta një person shumë aventuresk. Ju pëlqen të udhëtoni dhe të shihni vende të reja, nuk mund ta duroni rutinën. Shpirti juaj i lirë dhe i pasionuar ikën nga rregullat e vendosura. Roza e ngrohtë është ngjyra më e përshtatshme për ju.
Forma diagonale e një buzëkuqi zbulon se jeni shumë ambicioz dhe perfeksionist. Ju gjithmonë merrni atë që ju ofrohet. Planet tuaja për të ardhmen janë fantastike por preferoni të mos shikoni prapa. Ju jeni shumë pasionant dhe keni një qëndrim udhëheqës. E kuqja e fortë është ngjyra që ju shkon më së miri.
Një buzëkuq i theksuar tregon që ju pëlqen të jeni qendra e vëmendjes dhe t’u besoni njerëzve shumë shpejt. Ju nuk keni frikë nga asgjë dhe sfidat janë motivimi juaj në jetë. Ju pëlqen të bëni aktivitete me miqtë tuaj dhe gjithmonë prekni fantazinë për gjithçka. Ju pëlqen të provoni gjëra të reja, duke thyer rregullat e përcaktuara. Ngjyra e duhur për ju është e purpurta e errët.