Fobitë: Si ta kuptoni që keni nevojë për terapi dhe ç’lloj terapie të zgjidhni

Fobia është një frikë e fortë, por irracionale ndaj diçkaje specifike – zakonisht një objekt, një situatë, një person ose një përvojë. Të kesh një fobi të caktuar nuk është diçka e pazakontë.

Si të kuptoni kur keni nevojë për terapi

Shumë njerëz kanë të paktën një frikë të pazakontë. Merimangat mund t’ju shkaktojnë ankth. Mund t’ju duket sikur do t’ju pushojë zemra teksa avioni është duke u nisur. Ndonjëherë, përvoja të tilla shoqërohen me një mori simptomash ankthi, si:

– pëllëmbë të djersitura

– rrahje të forta zemre

– frymëmarrje e shpejtë

Kur keni fobi, simptomat janë më të rënda se këto. Rreth gjysma e njerëzve që kanë fobi specifike i përshkruajnë simptomat si të buta. Gjysma tjetër thotë se simptomat janë mesatare deri në të rënda. Ndonjëherë, thjesht duke menduar për fobinë mund të përjetoni ankth.

Nëse shmangni disa aktivitete ose konstatoni se simptomat fizike të frikës po ndërhyjnë në jetën tuaj të përditshme, ndoshta është nevoja të konsideroni terapinë.

Llojet e terapisë

Terapia e ekspozimit

Terapia e ekspozimit është një lloj i terapisë së sjelljes. Me këtë lloj trajtimi, një terapist zakonisht fillon duke ju trajnuar me teknikat e relaksimit që mund t’ju qetësojnë kur përjetoni shumë stres.

Një qasje tjetër ndaj terapisë së ekspozimit është procesi i ekspozimit gradualisht ndaj situatave frikësuese nga më pak e frikshme te më e frikshmja. Terapia e ekspozimit është një mënyrë për t’ju afruar gradualisht ndaj diçkaje që keni frikë.

Terapia njohëse e sjelljes

Terapia njohëse e sjelljes (CBT) shpesh përfshin të njëjtat metoda sistematike të përdorura në terapinë e ekspozimit. CBT përqendrohet te mendimet dhe besimet specifike që keni shoqëruar me fobitë.

Shpesh, njerëzit me fobi zhvillojnë modele mendimi rreth fobisë të cilat nuk bazohen në realitet.

Trajnimi i mendjes

Teknikat e mendjes mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të stresit që ndjeni. Kjo teknikë mund të mos ndalojë vrullin fillestar të ankthit, por mund t’ju ndihmojë të zvogëloni ashpërsinë e frikës. Disa teknika janë:

– meditimi

– frymëmarrja e thellë

– relaksimi progresiv i muskujve

Zgjedhja e llojit të terapisë është një çështje personale. Nëse mendoni se situatën mund ta mbani nën kontroll, teknikat e mendjes lehtësojnë punë. Në të kundërt, duhet të konsultoheni me një terapist të certifikuar. Kini parasysh që trajtimi i një fobie kërkon kohë, ndaj jini të gatshëm t’i dedikoni disa javë ose muaj procesit.


Shtuar 29.04.2021 12:55

Tags: ,