123 mijë paund në kamion drejt Shqipërisë, merret vendimi për shoferin e kamionit

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Olsi Sefollin, drejtuesin e fugonit që u kap me 123 mijë paund në portin e Durrësit.

Në fugonin që erdhi nga Anglia, u gjetën 12 pako me 123 mijë paund cash ndërsa Olsi Sefolli ka deklaruar se nuk kishte informacion.

Ai kryente transport mallrash me furgon nga Anglia drejt Shqipërisë dhe anasjellas. Burimet për albeu.com bëjnë me dije se i riu nuk e ka pranuar akuzën duke deklaruar se fugonin e ka marrë në Itali, dhe deri aty sipas tij ishte një tjetër shofer. /albeu.com/

 

 


Shtuar 22.05.2021 09:44