Shumë nga dietat dhe këshillat e ushqyerjes që shfaqen në mediat sociale mund të kenë pasoja të rënda.
Zyrtarë nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (NHS) i kërkuan së fundmi Instagramit të godasë llogaritë që promovojnë dhe shesin “Apetamin”, një stimulues i oreksit i reklamuar shpesh nga ndikuesit për aftësinë e tij.
Sipas NHS, nuk u ndërmor asnjë veprim kundër dhjetëra llogarive të mediave sociale që shisnin në mënyrë të paligjshme ilaçin, i cili nuk është miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe është lidhur me shumë efekte anësore të rënda, duke përfshirë toksicitetin e mëlçisë.
Ndikuesit në internet gjithashtu shpesh promovojnë çajra të ndryshëm të cilët ata pretendojnë se mund të ndihmojnë në rritjen e metabolizmit, rritjen e djegies së yndyrës ose largimin e toksinave të dëmshme nga trupi juaj, raporton Healthline, transmeton Klankosova.tv.
Në vitin 2020, Komisioni Federal i Tregtisë paraqiti një ankesë me një tregtar të njohur të çajit “detoks”, duke deklaruar se kompania bëri pretendime të ndryshme shëndetësore që nuk mbështeteshin nga prova, të tilla si se paketa e tyre detoksike mund të ndihmonte në luftimin e kancerit ose zhbllokimin e arterieve.
Përveç pretendimeve joreale për shëndetin, këto lloj produktesh mund të kenë efekte anësore serioze dhe madje mund të jenë të rrezikshme, prandaj ekspertët bëjnë thirrje që mos të bazoheni në këshilla nga interneti, por të drejtoheni tek profesionistët.