Kur përmendet fjala verë, mendja na shkon te dielli… nxirja… Gjatë ekspozimit në diell duhen respektuar disa rregulla të caktuara.Ja nëntë këshilla që duhen ndjekur, në mënyrë që të shijoni qëndrimin nën rrezet e diellit.
1.Mbron i lëkurën tuaj. Kjo është e rëndësishme! Mbrojeni veten gjatë ekspozimit në diell duke përdorur krem me faktor mbrojtës për fytyrën dhe trupin, sipas llojit të lëkurës që keni. Kremi me faktor SPF 50 duhet të përdoret nëse keni lëkurë me ngjyrë të çelët, ndërkohë që kremi me faktor SPF 30 ose 20 duhet të përdoret nëse keni lëkurë me ngjyrë të errët.
2Mos harron i të aplikoni sërish kremin me faktor mbrojtës. Duhet të aplikoni kremin me faktor mbrojtës çdo dy orë dhe pas larjes në det ose në pishina.
3.Mbron i zonën rreth syve.
Gjatë ekspozimit në diell është e rëndësishme të mbroni edhe zonën rreth syve nga rrezet e dëmshme të diellit.
4.Rifreskoni lëkurën pas qëndrimit në diell.
Aplikoni krem pas plazhit; ai zbut lëkurën pas ekspozimit në diell duke i dhënë asaj një pamje të mrekullueshme. Falë formulës së veçantë hidratuese, ju fal qetësi, freskon lëkurën dhe largon skuqjet e padëshiruara nga ekspozimi në diell.
5.Përdorni krem BB: gjatë verës nuk këshillohet përdorimi i kremit pudër me tonalitet të errët, por i atij me nuancë të çelët, në mënyrë që të përthithet nga lëkura.
6.Hidratoni lëkurën tuaj.
Gjatë ekspozimit në diell, lëkura juaj dehidratohet dhe e humbet shkëlqimin e saj. Në mbrëmje rekomandohet aplikimi i kremit hidratues për trupin dhe për fytyrën. Ai do t’i rikthejë shkëlqimin lëkurës. Gosh krem hidratues për të gjithë tipet e lëkurës. I përshtatshëm për ditët e nxehta të verës, qendron dhe hidraton lëkurën tuaj. I pasur me faktor mbrojtës ndaj diellit SPF 10.
7.Eksfolioni lëkurën. Hiqni qelizat e vdekura të lëkurës duke realizuar një herë në javë procesin e eksfolimit.
8.Mbron i flokët. Ashtu si lëkura, edhe flokët dëmtohen nga efektet shkatërruese të diellit. Rrezet e dëmshme, si dhe efekti i kripës apo klorit, dobësojnë flokët tuaj.Rekomandojmë përdorimin e vajrave apo sprajit mbrojtës për flokët.
9.Mbron i buzët: përdorni shkëlqyes për buzët me faktor mbrojtës kundër rrezeve UVA dhe UVB. Kështu, buzët tuaja do të jenë të buta, të hidratuara dhe do t’i mbroni nga rrezet e diellit.