“Torta dembele” kërkon vetëm 3 përbërës, ideale për ditët e nxehta të verës

“Lazy cake” ose “torta dembele” është recetë e Walla Abu-Eid dhe quhet kështu për arsyen që po mendoni edhe ju: Është tepër e thjeshtë për t’u bërë, sa as një dembel s’do përtonte.

Nuk ka nevojë për pjekje dhe ju duhen vetëm:

– 600 ml krem i trashë (ose ëhipping cream i rrahur)

– 700 g çokollatë

– 3 pako biskota sipas dëshirës suaj

Përgatitja:

Përzieni kremi dhe çokollatën e shkrirë në një enë derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme.

Ndani biskotat në copa të vogla dhe vendosini ato në përzierjen që krijuat.

Më pas, në një enë të gjatë të mbuluar me letër kuzhine, hidhni përzierjen dhe lëreni në ngrirje gjatë natës, ose për disa orë. Në fund, ktheni mbrapsht enën dhe ndani ëmbëlsirën.

Mund të shtoni, luleshtrydhe, lajthi apo fruta të tjera sipas dëshirës për dekor. Ju bëftë mirë!


Shtuar 27.07.2022 07:31