Receta origjinale: Kjo është mënyra e vetme e përgatitjes së uthullës së mollës

Në qoftë se bëni pjesë në radhët e njerëzve që për arsye të ndryshme mund të mos keni dëgjuar për uthullën e mollës, po ne kemi folur aq shumë për të saqë është e vështirë të mos e njihni.

Por, në qoftë se thjesht jeni mjaftuar duke lexuar recetat tona dhe nuk e keni provuar, nuk keni nevojë ta blini pasi në artikullin e sotëm do të mësoni si të përgatisni uthull molle në kushte shtëpie.

Duke qenë se në treg mund të gjeni varietete të ndryshme mollësh me çmime shumë ekonomike, përse të mos përgatisni këtë pije magjike që do t’ju shërbejë shumë gjatë vjeshtës e në vazhdim. Uthulla e mollës është e pasur me kalcium, magnez, potas, fluor, hekur, fosfor, vitamina A, B1, B2, B6, C dhe E, acid acetik, pektinë, beta-karoten etj, një eleksir i vërtetë vlerash ushqyese për trupin, lëkurën, flokët, mirëmbajtjen e shtëpisë dhe higjienës personale.

Ju rikujtojmë disa prej këtyre përdorimeve si të përgatisni zbutës flokësh 100% natyral për flokë më të fortë dhe të bukur, 3 trajtime bukurie me uthull molle që do të ndryshojnë totalisht trupin dhe fytyrën tuaj, vetitë çudibërëse të uthullës së mollës, ja problemet e lëkurës që kuron, si ta përdorni uthullën e mollës për të trajtuar diabetin dhe ulur nivelin e sheqerit në gjak etj etj. Në videon e mëposhtme do të mësoni si ta përgatisni uthullën e mollës në shtëpi pa shumë lodhje e harxhime:

Përgatitja: Merrni 1 kg mollë (ose sipas dëshirës), lajini dhe pritini në copa me madhësi mesatare. Shtoni një lugë kripë në një tas me ujë dhe lini mollët për 5 minuta. Në një kavanoz të pastër qelqi shtoni fetat e mollës direkt nga uji dhe shtoni 150 gr sheqer, dy lugë gjelle me uthull të bardhë dhe ujë derisa të mbushet kavanozi. Mbyllni kavanozin hermetikisht dhe lëreni në një vend të errët për 2-3 javë. Hapni kavanozin pas kësaj periudhe, filtroni lëngun dhe lëreni për 6 javë tjera derisa të marrë ngjyrë kafe dhe shije acide./albeu.com


Shtuar 29.12.2021 17:57