Receta e rekomanduar këtë mëngjes është pancake me krem karamel kikiriku. Kjo pjatë gatuhet lehtë dhe është mjaft e shijshme për gjithë familjen.
Përbërësit:
· Kikirik
· Miell
· 2 vezë
· Sheqer
· Qumësht
· Gjalpë
· Pana
· Kripë
Përgatitjet:
Fillimisht në një enë qelqi hedhim miellin, vezët, sheqerin, gjalpin dhe i rrahim, më pas i shtojmë dhe pak qumësht derisa të bëhet një masë brumi e trashë. Ndërkohë që brumi pushon pak, bëjmë pjekjen e kikirikëve dhe më pasi i bashkojmë me brumin. Më pas tek njëkohësisht përgatisim pancaket dhe krem karamelin e kripur me kikirikët. Në një tigan shtojmë brumin e pancakut për të pjekur dhe në një tenxhere hedhim sheqerin për tu shkrirë. Më pas shtojmë gjalpin, panën, kripën dhe kikirikët e pjekur. Në pjatë vendosim pancakët sipër njëri – tjetrit dhe mbi to hedhim kremin që kemi bërë më kikirikë, dhe pak sheqer pluhur. Ju bëftë mirë!