Zbulohet lidhja e futbollistit të Partizanit, modelja bukuroshe nuk kursen dashurinë (FOTO LAJM)

Tedi Cara është një prej futbollistëve më protagonist te Partizani, me kavajasin që është një pikë kyçe në formacionin e të kuqve. Parqaqitjet e tij kanë rënë në syrin e shumë sportdashësve, por jo vetëm.

Siç duket për formën fantastike të sulmuesit ka një arsye. Një vajzë duket se i ka “vjedhur” zemrën “demit” të kuq.

Në rrjetet sociale Cara ka bërë repost një postim të hedhur nga Megi Gega. Kjo e fundit është modele e njohur në vendin tonë, e cila ka postuar momentin kur lojtari feston golin e shënuar ndaj Erzenit.

Madje afër emrit të tij ka vendosur një zemër të kuqe, që e cila ngre dyshimet për një romancë mes dyshes. Madje as Cara në postimin e tij nuk ka kursyer zemrën e kuqe ndaj modeles seksi.


Shtuar 28.10.2023 12:56