Ne ju sjellim një recetë për një version të përmirësuar të tostit me avokado
Përbërësit:
▪ 1 avokado e pjekur
▪ 1 kënaçe qiqra 400 ml
▪ 1 qepë e vogël
▪ ½ limon
▪ kripë dhe piper sipas dëshirës
▪ bukë sipas dëshirës
▪ dy gjethe marule
▪ disa feta domate të freskëta sipas dëshirës
▪ koriandër të freskët sipas dëshirës
Përgatitja:
Shpëlajini qiqrat nga kënaçja dhe përziejini me avokadon. Me shtypës të patateve apo me pirun grimconi këto dy këto dy ushqime në një përzierje.
Marinoni përzierjen me limon të shtrydhur dhe copa të qepës së re. Shtoni kripë dhe zieni në avull sipas dëshirës.
Pluhuri i hudhrës gjithashtu do të shkojë në mënyrë të përsosur me këtë mbushje.
Nëse jeni duke përgatitur një sandviç për punë, mund të jetë më mirë ta kaloni këtë hap në përgatitje.
Masën e vendosni mes dy fetash buke dhe, sipas dëshirës, shtoni perime të gjelbra të freskëta dhe disa feta domatesh dhe disa gjethe të freskëta koriandër.