Jo vetëm të skuqur, ja si ti bëni specat e mbushur në furrë me djathë

PËRBËRËSIT:

4 speca të kuq të gjatë

130-150 g djathë Scamorza (djathë lope)

2 grushte ullinj pa bërthame

1-2 thelpinj hudhër

rigon, vaj ulliri, kripë e piper sipas nevojës

PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Presim specat për së gjati, u heqim Farat dhe fijet. Njërën gjysmë e presim në kubikë shumë të vegjël, ndërsa gjysmat e tjera i vendosim në një tavë të lyer me pak fare vaj dhe i pjekim në furrë për rreth 20-30 minuta. Ndërkohë, specat në kubikë i skuqim në një tigan me pak vaj ku më parë kemi skuqur hudhrat, të grira imët. I spërkatim me pak kripë dhe i lëmë në zjarr të mesëm për 5 minuta, duke i përzier shpesh me lugë druri. I heqim nga zjarri dhe i hedhim në një tas bashkë me ullinjtë dhe djathin të prerë në kubikë të vegjël. I përziejmë me lugë pasi t’i spërkasim me pak piper të zi dhe rigon. Nxjerrim specat nga furra, i mbushim me masën që kemi dhe i fusim në furrë, në funksionin grill, për pak minuta, derisa djathi të jetë shkrirë./albeu.com