Dreka e Bajramit: Ja si të përgatisni pulën e freskët me pilaf

Koha e përgatitjes: Pa u nxituar

Sasia: Për 4 persona

Lloji: Kuzhinë shtëpiake

Përbërësit:

300 g Oriz
400 g mish pule të freskët (shpatull, kofshë, filet etj).
Piper kokërr
1 qepë
2 karrota
Një grusht të vogël majdanoz
Kripë
Piper
Vaj Ulliri

Përgatitja:

Zini mishin e pulës, karotën dhe piperin kokër në ujë me kripë për 40 minuta.

Shtoni vaj në një tigani të thellë dhe piqni qepën e prerë. Shtoni orizin dhe piqni për 5-6 minuta tjerë. Vendosni pulën e zier në tigan dhe hidhni mbi ujin ku është zier pula (përqindja e orizit me ujin duhet të jetë 1 me 3).

Preni karotën e zier dhe hidhni në tigan.

Transferoni tiganin në furrë dhe piqni në 200 gradë për 45 minuta derisa uji të avullohet dhe orizi të zbutet. Mos e mbuloni tiganin në mënyrë që orizi të skuqet mbi.

Pilafi

Është version i rizotos, në shumicën e rasteve me mish. Krahasuar me rizoton në të cilën uji vendoset gradualisht dhe orizi duket më i thatë gjatë gjithë kohës, në pilaf uji vendoset i gjithë menjëherë dhe orizi mbulohet e zihet derisa të absorbojë gjithë ujin./albeu.com

Shtuar 6.07.2022 17:10