Pse burrat dhe gratë reagojnë kaq ndryshe ndaj tradhtisë

Ndërkohë që meshkujt janë më të prirur të bëhen xhelozë nëse partnerja ka patur një natë seksi me një partner të rastësishëm, një grua tenton të bëhet më xheloze nëse partneri i saj përfshihet emocionalisht me një tjetër. Kështu të paktën ka rezultuar nga studimet e kryera deri më tani në lidhje me reagimet gjinore të tradhtisë në çift.

Gjysma e pjesëmarrësve që morën pjesë në studim u pyetën si e vlerësonin sa tronditëse ishte për ta tradhëtia emocionale dhe seksuale, ndërkohë gjysma tjetër përdorën një sistem për të vlerësuar skenarët.

Ajo çfarë surprizoi kërkuesit ishin diferencat e forta midis dy gjinive. Burrat ishin më shumë xhelozë nga tradhëtia seksuale, ndërkohë që femrat ishin më xheloze nga tradhëtia emocionale. Statusi aktual dhe eksperiencat e mëparshme me tradhëtinë nuk kishin ndonjë impakt të madh në rezultatet e marra.

Burrat dhe gratë adaptohen ndryshe nga sfidat e riprodhimit duke përfshirë dhe tradhëtinë, kjo sepse burrat luftojnë me pasiguritë prindërore (dhe duhet të vendosin nëse janë vërtetë baballarët e fëmijëve të tyre), xhelozia është një reagim ndaj kërcënimit për tradhti seksuale.

Nga ana tjetër gratë, duhet të sigurohen për atë çfarë partneri do sigurojë për fëmijët e tyre dhe shpenzimi i kohës dhe burimeve me femra të tjera janë një kërcënim më i madh se pabesia fizike./ Psychology Today


Shtuar 14.12.2021 14:59