Pini vitaminë D pa iu thënë mjeku? 4 sëmundje që po i rriskoni vetes

Mund të bëni dëme të mëdha dhe të pakthyeshme

Shumë studime kanë treguar se ekziston një lidhje midis niveleve të ulëta të vitaminës D në gjak dhe lodhjes

Disa studime të tjera kanë zbuluar se simptomat e lodhjes janë përmirësuar ndjeshëm pasi nivelet e vitaminës D në pacientët u normalizuan me suplemente.

Suplementi ushqimor i rekomanduar (RDA) për shumicën e të rriturve është rreth 600 njësi ndërkombëtare (IU).

Por, disa ushqime siç janë: të verdhat e vezëve, peshku i yndyrshëm, mishi i kuq dhe drithërat e pasuruara janë të pasura me këto lëndë ushqyese, pa e përmendur diellin.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet të merrni asnjë suplement të vitaminës D për të korrigjuar mungesën e mundshme.

“Marrja e suplementit të vitaminës D pa këshillën e mjekut mund të jetë i rrezikshëm sepse është një vitaminë e tretshme në yndyrë. Kjo do të thotë se mund të arrijë nivele toksike në trup, sepse ruhet dhe nuk sekretohet si vitaminat e tretshme në ujë”, paralajmëron thotë dietologia Trista Best.

Përdorimi i dozave të mëdha të vitaminës D nëpërmjet suplementeve ushqimore çon në çrregullime në metabolizmin e kalciumit dhe në simptomat e para të hipervitaminozës dhe shoqërohen me hiperkalcemi (lodhje, dispepsi, humbje peshe, anemi dhe madje edhe depresion).

Dozat e larta shkaktojnë depozitim shtesë të kalciumit në veshka dhe pankreas dhe, nëse merret në mbidozë, vitamina D konsiderohet si një nga vitaminat më toksike.

Simptomat e hipervitaminozës D shfaqen disa muaj pas marrjes së tepërt të vitaminës D. Në pothuajse çdo rast, një dietë e ulët në kalcium, ndërprerja e vitaminës D me kortikosteroide, mund të trajtohet hipervitaminoza D për disa muaj. Por dëmi i shkaktuar nga sasitë e tepërta të vitaminës D në veshka mund të jetë i pakthyeshëm.

Sëmundjet e veshkave – Vitamina D mund të rrisë nivelet e kalciumit në gjak dhe të rrisë rrezikun e aterosklerozës tek njerëzit me sëmundje të veshkave. Duhet të gjendet ekuilibri sepse osteodistrofia renale, një sëmundje e kockave që shfaqet kur veshkat nuk mund të mbajnë nivelet e kalciumit në trup, duhet të parandalohet. Nivelet e kalciumit në gjak duhet të monitorohen.

Nivele të larta të kalciumit në gjak, ateroskleroza – Kjo gjendje mund të përkeqësohet duke marrë vitaminë D.

Postmenopauza – Kombinimi i kalciumit dhe vitaminës D rrit rrezikun e gurëve në veshka tek gratë pas menopauzës.

Sarkoidoza – Vitamina D mund të rrisë nivelet e kalciumit te pacientët me sarkoidozë, gjë që mund të shkaktojë gurë në veshka.

Nëse dyshoni se keni mungesë të vitaminës D, është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj për një test të thjeshtë gjaku për të kontrolluar nivelin aktual të vitaminës D.

Shtuar 19.01.2022 10:46