Perimja e “panjohur” e këtij sezoni, 4 përfitimet që nuk i ka ditur askush nga ju

Ne shqiptarët e quajmë argjinare ose karçof. Angjinarja është një perime me një histori shumë shëruese. Angjinarja është me efektet e saj të dobishme në parandalimin e kushteve serioze siç janë sëmundja e zemrës dhe mëlçisë. Argjinarja është bërë shumë e njohur vitet e fundit për shkak të përfitimeve të ndryshme të saj në përmirësimin e shëndetit.

Lufton sëmundje të rënda

Shëron mëlçinë dhe sistemin tretës

Është burim i shkëlqyer i fibrave dhe ndihmon në humbjen e peshës

Një burim i mirë hekuri për të parandaluar aneminë

Përmirëson shëndetin e lëkurës.

Angjinarja është e fortë në antioksidante, e cila mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve. Angjinarja është një lëndë ushqyese që duhet të ushqehemi në mënyrë që të kemi rezultat të lartë. Një nga përfitimet më të rëndësishme të një ushqimi që përmban sasi të mëdha të antioksidantëve është se parandalon rritjen e kancerit dhe mbron nga kanceri për shkak të oksidimit dhe akumulimit të radikalëve të lira në trup, kur qelizat e kancerit mbeten të pakontrolluara. Antioksidantët janë pikërisht ato që trupit i duhen, për të luftuar radikalet e lira dhe të ngadalësojnë shfaqjen e sëmundjeve së plakjes (Geriartri).

Një studim tjetër i Qëndrës Kombëtare të Kërkimit, Departamenti i Kimisë Mjekësore në Pakistan, hetoi efektet mbrojtëse të vajit të peshkut dhe argjinares në karcinomën hepatocelulare tek minjtë. Pas ndarjes së minjve në tetë grupe, studiuesit vunë në dukje se “10% vaj peshku dhe 1% gjethe argjinare ishin në gjendje të mbronin deri tek karcinoma.

Angjinarja Lufton Sëmundjet Kardiovaskulare

Konsumi i argjinares ekstrakti është i dobishëm në uljen e niveleve të kolesterolit, qetësimin e inflamacionit në trup dhe përmirësimin e rrjedhës së gjakut. Njerëzit me nivele të larta të kolesterolit kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje të zemrës, arrest kardiak ose paralizë, por për fat të mirë përbërësi i fortë në argjinare, është një nga mënyrat më të mira për të sjellë kolesterolin në një nivel të shëndetshëm. Efekti ulës lipidik dhe glicemik i argjinares ndihmon në parandalimin e sëmundjes koronare të zemrës dhe çrregullimeve metabolike.

Kuron mëlçinë dhe sistemin tretës

Angjinarja është përfshirë në dietën GAPS, dietë e krijuar posaçërisht për të ushqyer sistemin tretës dhe për të rikthyer shëndetin e duhur të zorrëve për shkak të aftësisë së saj për të rritur prodhimin e biliar tretës dhe detoksifikimin e trupit. Ushqimet e aprovuara në dietën GAPS forcojnë sistemin imunitar duke përmirësuar florën e zorrëve, duke zvogëluar simptomat që lidhen me sëmundjet e sistemit të tretjes dhe mbështesin sistemin imunitar. Angjinarja përmban anti-oksidantë të fuqishëm flavonoids silimarin, i cili është mbrojtës efektiv i mëlçisë. Cinarin, një substancë specifike e gjetur në argjinare, është treguar se rrit pozitivisht prodhimin biliar të prodhuar nga mëlçia dhe përgjegjëse për sigurimin e tretjes dhe ndihmimin e përthithjes së ushqyesve. Pa prodhimin e duhur biliare, dieta shëndetësore ose dieta nuk mund të zbatohet sepse shumica e ushqyesve thelbësorë dhe acideve yndyrore nuk përthithen siç duhet. Studimet kanë treguar se ekstrakti i gjetheve të argjinares mund të jetë shumë i dobishëm në lehtësimin e simptomave të lidhura me sindromën e zorrës së irrituar (IBS), një nga çrregullimet kryesore të tretjes në botë. IBS është zakonisht një gjendje që shkakton simptoma të dhimbshme si kapsllëk, diare, e dhimbje në stomak.

Burim i shkëlqyer i fibrave në humbjen e peshës

Angjinarja është shumë e pasur me fibra, shumë e rëndësishme për funksione shëndetsore të panumërta në trup. Fibrat e angjinares bëjnë të mundur që sistemi tretës të funksionojë pa probleme dhe lehtëson kushte të tilla si konstipacioni dhe diareja. Lehtëson funksionimin e mëlçisë dhe bën të ndjehemi të plotë pas vaktit. Hulumtimet tregojnë se konsumi i fibrave të tretshme, siç janë speciet që gjenden në angjinare, janë mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur yndyrnat  larg organeve. Një konsum i lartë i fibrave zvogëlon rrezikun e sëmundjeve serioze si kanceri i zorrës së trashë dhe sëmundjet e zemrës.

Fibra është substanca që tërheq ushqimin nga zorrët, pa fibra mund të kemi probleme të tilla si ndjenja e urisë, kapsllëku, rritja / ulja e energjisë, luhatjet e humorit, shtimi në peshë. Fibra ndihmon në humbjen e peshës, sepse ka aftësinë të bymehet, zgjerohet, thith lëngun e të japë një ndjenjë të ngopjes në stomak dhe zorrë. Kjo ekuilibron sheqerin në gjak duke shmangur ngrënien e tepërt. Angjinarja është një burim i mirë hekuri për të parandaluar aneminë. Shumë njerëz mendojnë se produktet shtazore si viçi dhe vezët janë i vetmi burim hekuri, por është zbuluar se edhe angjinarja është një bimë shumë e pasur për sa i përket hekurit. Mungesa e hekurit është më e zakonshme tek gratë  dhe fëmijët. Nivelet e ulëta të hekurit mund të çojnë në çrregullime të tretjes siç janë lodhja, sistemi i dobësuar imunitar, përqëndrimi i dobët dhe aftësia për t’u përqëndruar, si dhe sëmundja e zorrës së irrituar.

Angjinarja përmirëson shëndetin e lëkurës

Trupat tanë marrin antioksidantë, vitamina dhe minerale në ushqimet që konsumojmë. Antioksidantët në formën e vitaminave dhe mineraleve parandalojnë lëkurën nga plakja, tharja dhe dëmtimi i indeve. Për shembull, kolagjeni përbën rreth 70% të qelizave të lëkurës, dhe vitamina C e cila është vitamina më e rëndësishme që kontribuon në zhvillimin e shëndetshëm të kolagjenit. Një sistem i fortë imunitar është i rëndësishëm për të ruajtur lëkurën e shëndetshme. Imuniteti varet kryesisht nga shëndeti i murit të zorrëve dhe sasia e ushqyesve që hyjnë në trup dhe përthithen siç duhet, kështu që sistemi imunitar është përgjegjës për mbrojtjen e lëkurës nga infeksionet dhe bakteret jo të shëndetshme. Efektet pozitive të angjinares në sistemin e tretjes dhe mëlçisë janë se ajo shëron shpejt lëkurën kur sistemi imunitar është i dëmtuar ose në kontakt me toksinat dhe ndotësit e përgjithshëm. Angjinarja është bimë e cila përdoret dhe rritet zakonisht në rajonin e Mesdheut dhe në pjesë të ndryshme të botës. Sezoni i pikut të rritjes është pranvera dhe vjeshta. Angjinarja ka një ngjyrë të shëndritshme jeshile dhe të freskët. Angjinarja duhet të konsumohet brënda 1 jave pas këputjes nga toka.

Efektet anësore të mundshme të Angjinares

Një përqindje e vogël e njerëzve mund tu shkaktojë disa efekte anësore të tilla si, gazra në zorrë dhe reaksione alergjike. Ata që janë alergjikë ndaj bimëve janë grupi më i lartë i rrezikut për efekte anësore.

Trajtimi me Angjinare

Angjinarja është një nga bimët e cila cilësohet bima kuruese e sistemit tretës, por studimet kanë treguar se ajo ka edhe efekte kuruese mbi organe të tjera. Trajtimi në formë çaji 2 herë në ditë bën të mundur trajtimin e sistemit tretës. Meret angjinare pluhur 30 gr me 2 gota ujë zihet dhe konsumohet 2 herë në ditë. Për problemet me zemrën dhe mëlçinë ky çaj që lartpërmendëm i shtohet edhe 1 lugë çaji kanellë pluhur


Shtuar 26.01.2022 14:03