Transferimi i Gosens nuk pengon Interin të zgjasë kontratën me Perisic

Interi e ka pothuajse të kryer transferimin e Gosens nga Atalanta.

Zikaltërvë dhe gjermanit i distancon vetëm firma pasi gjithçka është në rrugën e duhur. Gjithësesi kjo nuk do të thotë se Inter do të lejojë kroatin Perisiç të largohet nga klubi. Klubi i ka ofruar një rinovim 2-vjeçar ku do të përfitonte 4 milion euro në sezon por anësori zikaltër nuk e ka pëlqyer këtë ofertë pasi ai kërkonte një rinovim 4-vjeçar dhe të përfitontë 6 milion euro në sezon.

Inter nuk kërkon të heq dorë nga anësori kroat kështu që do të tentojë të ulet përsëri në bisedime me të për të rinovuar./ h.ll/albeu.com

Shtuar 26.01.2022 14:07