Parashikimi i frikshëm i Baba Vang-ës: Më 2024 do të…

Gruaja e verbër mistike, Baba Vanga, vlerësohet se ka paraparë shumë nga ngjarjet më të mëdha në histori.

Ndonëse ndërroi jetë në 1996, njerëzit ende ndjekin me përkushtim të madh profecitë e saj. Për vitin 2024 ajo ka parashikuar një sërë eventesh të mëdha duke përfshirë një atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putin nga dikush brenda Rusisë.
Baba Vanga gjithashtu parashikoi edhe sulme kibernetike, revolucione në teknologji, takimet me alienët apo edhe evente që kanë të bëjnë me alienët si dhe të tjera.

Ajo parashikoi gjithashtu, se botës do i vijë fundi në vitin 5079 si rezultat i një ngjarjeje kozmike me përmasa “të paimagjinueshme”.

Sipas Baba Vangës, në vitin 2025 do të ketë një konflikt të madh në Evropë, i cili do të çojë në një reduktim të madh të popullsisë në kontinent.

Në aspektin politik, profecitë e saj sugjerojnë se në vitin 2076 komunizmi do të kthehet në të gjithë planetin.


Shtuar 5.07.2024 21:37