Nuk ka asnjë efekt anësor, metoda me letër alumini për zbardhjen e thjeshtë të dhëmbëve

Mirëmbajtja e higjienës orale dhe vizitat e rregullta te dentisti do t’ju sigurojnë dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur.

Sidoqoftë, dhëmbët lehtë mund të bëhen të verdhë, e veçanërisht si rezultat i plakjes, gjeneve, përdorimit të ilaçeve të caktuara, pirjes së duhanit etj.

Të lidhura

None found

Dhe, shumë produkte komerciale nuk ju dhurojnë gjithmonë rezultatet më të mira, prandaj gjithmonë preferohen mënyrat natyrale për zbardhjen e dhëmbëve.

Një ndër këto mënyra është edhe mbështjellja e dhëmbëve me folie alumini. Për ta bërë këtë metodë të zbardhjes së dhëmbëve, së pari duhet të bëni një pastë duke e përzier sodën e bukës me kripë dhe ujë. Produktin e fituar e aplikoni në dhëmbë dhe pastaj një shtresë të folies (letër) së aluminit e vendosni në pastë.

Dhëmbët duhet të jenë plotësisht të mbuluar me folien e aluminit dhe atë duhet ta lini ashtu për një orë. Pastaj, duhet ta hiqni dhe t’i pastroni dhëmbët si zakonisht.

Kjo metodë e zbardhjes së dhëmbëve është krejtësisht e sigurt dhe natyrale, si dhe nuk ka ndonjë efekt anësor. Për shkak të eficiencës që e ka, kjo metodë zakonisht rekomandohet edhe nga dentistët.


Shtuar 14.11.2023 20:17