Nuk dini masën e reçipetave? Kjo metodë si ta llogarisni ju lehtëson punë

Trupat tanë janë të ndryshëm, që do të thotë se mënyra e duhur për të kuptuar nëse reçipetat ju përshtaten me format trupore është që t’i provoni. Por ne nuk jetojmë në një botë ideale, ndaj ndonjëherë është e pamundur që t’i provosh. Pra, si t’ia bëni që të zgjidhni të duhurat?

Ndoshta nuk e dini numrin e reçipetave që ju përshtaten, por ka një metodë që ju vjen në ndihmë. Ju duhet thjesht një metër në material të butë në mënyrë që të puthitet lehtësisht me trupin.

Hapi i parë: Vendoseni metrin në pjesën e poshtme të gjoksit dhe masni gjithë bustin. Pasi ta keni bërë këtë, shihni  metrin dhe shënoni numrin e rrumbullakosur. Për shembull 34 cm.

Hapi i dytë: Pas kësaj, vendoseni metrin në zonën e gjoksit, merrni frymë butësisht dhe shënoni sërish numrin. Për shembull 37 cm.

Hapi i tretë: Për të kuptuar masën e gjoksit tuaj, duhet të zbrisni numrat. Në këtë rast, 37 cm – 34 cm. Diferenca është 3.

Nëse diferenca është më pak se 1, atëherë masa është AA; 1 do të thotë A; 2 do të thotë B; 3 do të thotë C; 4 do të thotë D; 5 do të thotë DD ose E; e kështu me radhë.

Kjo mënyrë ju ndihmon nëse do të bëni blerje online dhe e keni të pamundur t’i provoni paraprakisht.


Shtuar 16.11.2021 10:07