Njihuni me 3 shenjat fatlume të horoskopit për muajin dhjetor

Dhjetori mund të jetë muaji i fundit i vitit, por kjo nuk do të thotë që fillimet e reja nuk favorizohen.

4 dhjetori është dita kur do të ndodhë eklipsi total i diellit tek Shigjetari dhe do të shoqërohet me Mërkurin, si pasojë  mund të ndodhin shumë ndryshime. Sigurisht ndryshimet do të jenë për mirë.

Sipas astrologëve, Shigjetari, Luani dhe Bricjapi, do të jeni shenjat me fat për muajin dhjetor.

Shigjetari: Jeni të motivuar për të ndjekur ëndrrat tuaja më të çmendura

Muaji fillon me diellin tek Shigjetari duke hedhur pluhur ari në jetën tuaj. Kthimi juaj diellor ka nisur mirë, duke ju inkurajuar të përballeni me sfida të reja, të fitoni përvoja të reja dhe të ndërroni kapitull në jetën tuaj. Ky muaj mund t’ju  çojë në një kthesë veçanërisht të rëndësishme, veçanërisht në 4 dhjetor , ditën e eklipsit diellor në Shigjetar. Ju mund të mendoni se shumë gjëra janë jashtë kontrollit, por universi ka planifikuar për ju një udhëtim tepër aventuresk. Shijoni “rrugën”!

Luani: Kreativiteti juaj është i lartë

Ju jeni një shenjë jashtëzakonisht artistike. Jeni gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për t’u shprehur. Muaji fillon me Diellin në shtëpinë tuaj të pestë lozonjare, romantike dhe argëtuese, duke ju inkurajuar të ndaloni së gjykuari veten dhe të filloni të mbani mend se sa mirë është të jesh i lirë. Jepini vetes lirinë për të krijuar, edhe nëse kjo do të thotë të bëni disa gabime gjatë rrugës. Relaksohuni dhe hiqni dorë nga rregullat strikte.

Bricjapi: Rigjeni forcën tuaj

Ky është një muaj me ngjarje të veçanta për ju Bricjapë. Dielli hyn në shenjën tuaj të zodiakut më 21 dhjetor, duke ju ndihmuar të bëni një llogari se ku jeni në jetë dhe ku dëshironi të shkoni më pas. Edhe pse sezoni i ditëlindjes tuaj është afër, ju mund ta gjeni veten duke vënë pengesa në rrugën tuaj. Ndërsa Afërdita lëviz mbrapsht në Bricjap nga 19 dhjetori,mund të përballeni me të vërtetën tuaj emocionale dhe dëshirat tuaja të thella. Megjithatë, për të kuptuar dëshirat tuaja të plota, duhet të pajtoheni me veten dhe tani jeni më të përgatitur se kurrë.


Shtuar 1.12.2021 16:24