Këtë dimër shohim shpesh foto në rrjetet sociale nga vendet me dëborë, ku qytetarët shqiptarë zgjedhin të shkojnë për pushime dimërore. Psh Dardha dhe Voskopoja janë dy destinacionet më të frekuentuara pë rata që duan të shohin dhe të luajnë me dëborë. Ka një zakon që ndoshta të gjithë e kemi bërë kur kemi qenë fëmijë, por ka edhe nga ata që e bëjnë edhe të rritur. Ngrënia e dëborës.
Çfarë është saktësisht bora?
Së pari, një informacion të vogël mbi dëborën: flokët e bardhë të dëborës janë vetëm reshje në formën e kristaleve të akullit. Pasi një kristal akulli të jetë formuar, ai thith dhe ngrin avujt shtesë të ujit nga ajri përreth, duke u bërë një kristal bore ose flokë bore dhe më pas bie në tokë. Pra, nëse jeni duke parë borë nga qielli, në thelb është ujë. Por falë ndotjes së ajrit, është e mundur që substanca të tjera përveç ujit të futen në borë edhe para se këto flokë të bien në tokë.
A është e sigurt të hamë borë?
Studiuesit nuk ju inkurajojnë të hani dëborë në rajonet urbane ose vendet industriale, sepse ato mund të ekspozohen ndaj llojeve të ndryshme të ndotësve të ajrit nga nanogrimcat, metalet dhe ndotësit organikë, madje edhe mikro dhe nano plastika, Edhe nëse nuk jetoni pranë zonave që janë të ndotura, bora që bie mbi ju mund të ketë marrë ndotës nga zona të tjera. Disa grimca gazi mund të transportohen jo vetëm në nivel lokal, por edhe rajonal dhe global. Prandaj mund të jeni në një rajon të largët të zbuloni se reshjet e dëborës në fakt përmbajnë element toksike.
Nëse do të hani borë, ja çfarë duhet të bëni
Por le të themi se jeni jashtë dhe thjesht nuk mund t’i rezistoni tundimit për ta provuar shijen e dëborës. Së pari, sigurohuni që bora të jetë e freskët, të ketë rënë gjatë orëve të fundit. Ju gjithashtu duhet të siguroheni që të gjeni borën me pamjen më të pastër që mundeni.Dhe nëse shkoni të kërkoni borë të freskët, sigurohuni që të mbroheni nga ngricat.