Nga kockat tek luftimi i kancerit, 4 përfitime e mëdha të kësaj barishteje të njohur që nuk i keni ditur

Përdoret shumë në sallata e pica mesdhetare, por bashkë me shijen e mirë, rukola sjell edhe shumë përfitime shëndetësore.

Përfitimet shëndetësore:

Fibrat

Një nga përfitimet shëndetësore të rukolas janë fibrat. Fibrat janë substanca që veprojnë si ‘fshesë’ kur është fjala për të larguar substancat e dëmshme nga trupi, siç janë toksina dhe radikalet e lira, të lidhura me çrregullime si sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Gjithashtu fibrat reduktojnë nivelet e kolesterolit e kolesterolit në trup, parandalojnë problemet kardiovaskulare si hipertensioni, arterioskleroza, arteriet koronare dhe goditjet. Fibrat gjithashtu nxisin tretjen dhe metabolizmin, parandalojnë kapsllëkun, hemorroidet, ndihmojnë për të humbur peshë dhe për të pasur një trup të shëndetshëm.

Anti-kancer

Një tjetër përfitim që vjen nga rukola është parandalimi dhe menaxhimi i kancerit. Sipas Medical Neës Today, perimet kruçifere si rukola janë të lidhura me reduktimin e riskut ndaj kancerit. Kjo perime parandalon disa tipe të kancerit si ai i mushkërive dhe zorrës së trashë. Gjithashtu rukola përmban përbërës me sulfur të cilat fuqizojnë aftësinë e kësaj perimeje për të luftuar kancerin.

Shikimi

Ngrënia e rukolës përmirëson shëndetin e syve. Sipas Super Food Profiles, kjo perime përmban fitonutrientë si luteina dhe zexanthin të përqëndruara në zonën makulare të syrit. Këta fitonutrientë gjithashtu mbrojnë makulën nga drita ultra vjollcë. Ngrënia e rukolës përmirëson komfortin e syve dhe i mbron ata nga lodhja.

Shëndeti i kocave dhe trurit

Rukola gjithashtu ndihmon në shëndetin e sistemit nervor dhe skeletor. Ajo është e pasur me vitmainë K e cila shërben si antioksidant dhe anti-inflamator në trup. Kjo vitaminë parandalon shkatërrimin e kockave, nxit formimimin dhe prodhimin e qelizave kockore duke i mbajtur ato të shëndetshme. Në këtë mënyrë parandalon osteoporozën. Gjithashtu vitamina K ndihmon në reduktimin degradimin nervor tek pacientët me Alzhaimer.


Shtuar 1.03.2022 16:11