Nëse dëgjoni zhurma në vesh, urgjent te mjeku

Një në katër persona në Angli do të vuajë nga humbja e dëgjimit deri në vitin 2030 për shkak të faktit se ata po dëgjojnë muzikë shumë me zë të lartë, sipas një studimi të ri.

Shifrat e publikuara së fundmi tregojnë se mbi 1/3 e pacientëve që mbërrijnë në spital me probleme dëgjimi janë nën 50 vjeç, duke llogaritur pothuajse 50.000 pranime.

Klodiana Zaharia, otorinolaringologe tha për Euroneës se kohët e fundit janë shtuar gjithnjë e më shumë numri i atyre personave që ankohen se dëgjojnë zhurma  në vesh kur janë në moment e qetësie. Kjo simptomë, shpjegoi mjekja është shenja e parë e nisjes së humbjes së dëgjimit.


Shtuar 2.06.2023 23:45