“Carlo Ancelotti, po vijmë” – Solbakken elektrizon Norvegjinë para duelit me Brazilin

Norvegjia e ka prerë biletën për në fazën e 1/16-ës së finales në Kupën e Botës, pasi triumfoi 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë me golat e Antonio Nusa dhe Erling Haaland.

Menjëherë pas këtij suksesi historik, përzgjedhësi Stale Solbakken mbajti një fjalim emocional në dhomat e zhveshjes, ku përgëzoi skuadrën dhe theksoi rëndësinë e arritjes së saj.

Të lidhura

None found

“Djema! Ju nuk po ndryshoni vetëm historinë e futbollit norvegjez, por historinë e Norvegjisë në përgjithësi. Kjo është diçka e madhe dhe nuk do të ndodhë më kurrë në këtë mënyrë”.

“Që tani e tutje do të kualifikohemi vazhdimisht, prandaj ato 28 vite të gjata që nga paraqitja jonë e fundit në Kupën e Botës gjithë ajo dhimbje në vend, gjithçka që ndiej unë këtu dhe gjithçka që ndieni ju nuk do të kthehet më. Kurrë”.

“Kjo është falë jush. Ju e bëtë të mundur. Ju bëtë që të gjithë në Norvegji të festojnë për 14 ditë rresht pa u habitur askush. Ju e krijuat këtë moment dhe do ta mbani me vete përgjithmonë. Sot shijojeni plotësisht”.

Në mbyllje të fjalës së tij, Solbakken hodhi sytë nga kundërshtari i ardhshëm dhe lëshoi një mesazh që ngjalli menjëherë entuziazëm te ekipi.

“Dhe prit Carlo Ancelotti. Po vijmë për ty”.

Këto fjalë u shoqëruan me duartrokitje dhe brohorima nga lojtarët norvegjezë, të cilët tashmë i pret përballja me Brazilin e drejtuar nga Carlo Ancelotti, në një prej ndeshjeve më të pritshme të fazës me eliminim direkt.


casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş