Nata e Kadrit/ Sekreti që ju duhet për të përgatitur hallvën më të shijshme!

Nata e Kadrit është një nga netët më të rëndësishme për besimtarët myslimane. Traditë e kësaj nate, që është sonte, është gatimi i hallvës. Hallva duhet ndahet me njerëzit e tjerë, në kujtim të atyre që nuk jetojnë më.

Më poshtë ne ju sjellim recetën si ta përgatisni:

Përbërësit:

1 gotë miell

gjysmë gote sheqer

700 ml ujë të nxehtë

një grusht arra

2 luge gjalpë

Përgatitja:

Në një enë që nuk ngjit, shkrini gjalpin dhe hidhni në të miellin. Skuqeni derisa mielli të marrë ngjyrë karamele. Pastaj, shtoni shqerin dhe përzijeni mirë masën. Në fund shtoni ujin derisa të përfitoni një brumë homogjen dhe pa kokrriza. Shtoni arrat e grira trashë dhe vazhdoni përziejeni derisa brumi të shkëputet totalisht nga anët e enës, duke u bërë në formë topi. Me ndihmën e lugës së njomur me ujë, krijoni forma me hallvën. Lëreni të ftohet plotësisht para se ta konsumoni. Ju bëftë mirë!