Mësojeni se ç’tip jeni vetëm nga mënyra se si i bëni thonjtë

Thonjtë janë një nga mënyrat më të lehta dhe më të dukshme për të shprehur veten. Pavarësisht trendeve të reja apo faktit që ngjyrën mund ta ndryshojmë fare lehtë, ne fiksohemi pas një stili të caktuar dhe ndjekim atë. Kemi ngjyrat, nuancën, gjatësinë dhe formën e preferuar që zor bindemi ta ndryshojmë. Si çdo gjë tjetër edhe kjo tregon për ne më shumë nga ç’mund të keni menduar.

1. Nëse jeni tek ngjyra e kuqe

Thonjtë e kuq ngjallin pasion, por në të njëjtën kohë ti mund të jesh sa agresive aq edhe emocionale. Nëse tenton tek ngjyrat e forta tregon se ke dëshirë të tregosh se beson tek vetja apo që të pëlqen të dominosh. S’ke frikë të shkëlqesh dhe të marrësh vëmendjen që në fund të fundit e meriton.

2. Rozë me gjithë nuancat e saj

Nëse vdisni për thonjtë rozë, s’ka dyshim që energjia dhe sjellja që keni është shumë femërore. I besoni intuitës dhe nuk mendoni gjatë për çfarë thuhet rreth jush. Jeni ambiciozë të orientuar ndaj karrierës ndonëse jetoni brenda botës suaj rozë.

3. Thonjtë e zinj

Rebele, por jo vetëm kaq. Të pëlqen të mendosh përtej kutisë dhe je kreative. Mund të njiheni si person serioz, por i guximshëm. Jua kanë thënë shpesh që askujt s’i shkojnë thonjtë e zinj sa ju apo jo?

4. Neon

Ju kërkoni vëmendje dhe s’keni frikë ta thoni me zë të lartë. Jeni shpirti i festës, gjithmonë energjike dhe gati për të nisur bisedën e para. Doni të jeni epiqendra e çdo situate dhe sigurisht që çdo herë kërkoni një nuancë tjetër neoni për të surprizuar veten dhe të tjerët rreth jush.

5. Nude

Grupi i njerëzve që e dinë gjithmonë si do t’i bëjnë thonjtë. Për ta nuk ekziston asnjë opsion tjetër përveç ngjyrës nude. Disave mund t’i duket si zgjedhje e zakonshme pasi nuk bien në sy, por e vërteta është se mbetem tek klasikja. Këta njerëz zakonisht tregojnë siguri dhe janë të drejtëpërdrejtë.

Shtuar 19.03.2021 02:03

Tags: ,