KQZ i hoqi 61 emra nga lista e kandidatëve, reagon PD

PD ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e KQZ e cila i hoqi 61 kandidatë nga lista.

PD e quajti të paligjshëm vendimin për të shkurtuar listat e saj, pasi kjo e fundit dërgoi për të dytën herë listën me 214 kandidatë, me argumentin se neni 67 i Kodit Zgjedhor përcakton vetëm numrin minimal të kandidatëve, që sipas një përllogaritje të PD, është 177, dhe jo numrin maksimal të emrave që një parti politike duhet të ketë në listat e saj.

Kujtojmë që KQZ i hoqi Partisë Demokratike 61 kandidatë me justifikimin se ligji lejon vetëm 153 në listë zgjedhore.

 

Shtuar 19.03.2021 02:03

Tags: , ,