‘Mbete maleve’, alpet shqiptare mahnisin në festival. Triumfuesit: Nuk e prisnim

Edicioni i katërt i “Tirana Photo Festival” na prezantoj këtë vit me shkrepje nga fotografë shqiptarë dhe të huaj, profesionst dhe amatorë, me tematikën “Vendi im, Shqiperia”. Eva Kushova, organizatorja e kompeticionit, ishte e ftuar sëbashku me dy fituesit e vendit të parë dhe të dytë, Najada Dafa dhe Gerti Kadillari, në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi.

Këtë vit, synimi i eventit ishte promovimi i natyrës shqiptareve, mes maleve dhe fushave nga veriu në jug. Por përsë u zgjodh kjo tematikë?

Të lidhura

None found

“Sivjet ‘Vendi im’ për t’i dhënë pak peshë këtyre eksploratorëve të rinj që kanë eksploruan në male dhe zona që nuk shkelin dot të gjithë. Pandemia u dha një mundësi të gjithëve që të vizitojnë më shumë Shqipërinë. Pjesa më e mirë e pandemisë kjo ishte, sepse ngelëm brenda.” – shprehu Kushova.

Në këtë intervistë u njohëm me Najadën dhe Gertin, të cilët nën petkun e fotografit dhe udhëtarit, na  treguan mbi historitë pas dy fotove fituese:

“Jam unë vajza në foto. Ka qenë e qëllimshme një udhëtim të shtegu i ngjyrave, në Kukës. Ka qenë një udhëtim enkas për promovimin e shtegut të ngjyrave. Këtë foto e kam ruajtur për Tirana Photo Festival.” – tha Najada.

Momentet gazmore janë gjithmon të pranishme në studio, ku Ermal Peçi vuri në lojë Najadën duke e pyetur Najadën nëse e meriton Gerti vendin e parë. Ajo tha se nëse nuk e kishte marrë ai do ishte mërzitur dhe se ata janë ‘miq malesh’, duke nënkuptuar se janë njohur në ekspeditat e tyre.

Këta të rinj kryefjalën e fundjavave të tyre kanë udhëtimin, duke u kthyer kështu edhe në shembull për rininë shqiptare.

“Ajo që dëgjoj shpesh nga familjarët e mi është ‘Kur do na takosh o goc? Ngele maleve, kur do vish të na takosh?’ por ne e kemi më mirë të lejmë diçka mangët vetes, diçka që konsiderohet si luks sesa të lesh një udhëtim në fundjavë në mal. Emcioni që ndjen është i pakrahasueshëm.” – shprehu Najada.


Shtuar 14.10.2021 18:28