Një nga momentet më të trishta që përjeton kushdo që ka një kafshë shtëpiake është ai i ndarjes. Në mënyrë të pashmangshme, edhe pse është e vështirë për t`u pranuar, përgjithësisht miku ynë me katër këmbë jeton më pak se ne. Kështu që, ndërsa ne e shoqërojmë gjatë gjithë jetës së tij, ai mbetet me ne vetëm për një periudhë shumë të shkurtër, e cila në mënyrë të pashmangshme lë gjumë, boshllëk dhe një dhimbje të patregueshme në momentin e lamtumirës.
Shumë kafshë, në fakt, që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme ose që kanë arritur në fazat terminale të disa patologjive për të cilat terapitë janë joefektive, duhet t’i nënshtrohen eutanazisë, e cila edhe pse është gjëja më e vështirë për njerëzit që e marrin këtë vendim, është në fakt i duhuri për mikun 4-putrosh që po vuan.
Të bëhesh egoist dhe të mos dëshirosh të heqësh dorë nga qeni ose macja, nuk është diçka e mirë.
Akoma më egoiste është të mos qëndrosh në të njëjtën dhomë me të në momentet e fundit. E dini se çfarë bën një kafshë në momentet e fundit? Kërkon me sy për të zotin.
Ta mendosh që 90% e atyre që zgjedhin eutanazinë për kafshën e tyre, nuk qëndrojnë në një dhomë me ta, sepse nuk durojnë dot.
“Teksa bëhet ai injeksion, në momentet e fundit kafshët shikojnë përreth të dëshpëruara, duke kërkuar të zotët e tyre. Kjo ma thyen zemrën”, thotë një veteriner.
Pra, akti i vërtetë i dashurisë, sado i vështirë të jetë, është të qëndrosh me ta deri në fund. Në fund të fundit është një sakrificë që ata e meritojnë, për gjithë dashurinë e sinqertë, besnikërinë, shoqërinë dhe butësinë që na kanë dhënë në vitet tona së bashku.
Një tjetër veteriner, i cili publikoi një postim në Facebook për t’i bërë pronarët të kuptojnë se dëshira e vërtetë e kafshëve të tyre, para se të vdesin, është të shohin se kush i ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së tyre, e përforcon këtë mendim.
“Ju keni qenë qendra e jetës së tyre për një kohë të gjatë. Ju jeni familja e tyre. Është e vështirë, është shkatërruese për ju, por ju lutem mos i lini vetëm. Mos i lini të ikin nga kjo botë, në një dhomë plot me të huaj, në një vend që nuk u pëlqen. Ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është se ata të kërkojnë me sy kur ti largohesh! Ata kërkojnë në çdo fytyrë të njerëzve në dhomë për fytyrën e njerëzve që duan. Ata nuk e kuptojnë pse e lanë tani që është sëmurë. Mos u trego frikacak vetëm sepse mendoni se kjo të dhemb shumë. Mendo pak si ndihet miku yt i braktisur”, shkruan veterineri.