Lëngu i kastravecave turshi bënka mrekulli, mos e hidhni dhe përdoreni për këto gjëra

Kastravecat turshi kanë shumë përfitime. Si një ushqim i fermetuar, janë të pasur me baktere të mira që ndihmojnë në sistemin tretës.

Turshitë përmbajnë vitamin A, e dobishtme për shëndetin e syve, dhe vitaminë K, e cila ndihmon në shëndetin e kockave. Përdorimi i tyre në sallatra shton shijen dhe aromën.

Sikur të mos mjaftonin këto, lëngun e kastravecave mund ta përdorni edhe herë tjetër.

Përdoreni për të aromatizuar mishin: Mund të përdorni pak lëng kastravecash turshi kur marinoni mishin sepse i jep një aromë shtesë. Mund të përdorni piper, hudhër të grirë dhe më pas të vendosni mishin në një enë me lëng kastravecash, përpara se ta gatuani.

Përdoreni si salcë sallate: Lëngun e kastravecave mund ta përdorni si bazë për të bërë salcën e sallatrave ku mjafton ta përzieni me vaj ulliri, piper dhe hudhër. Përzierjen ruajeni në frigorifer dhe mund ta përdorni deri në dy javë.

Kastraveca turshi | Gatimet Shqiptare

Shtojeni në koktej: Lëngu i kastravecave mund të qëndrojë mirë edhe në një koktej alkoolik, si për shembull në një përzierje me bazë vodka.

 


Shtuar 3.04.2022 19:56