Kush gjen dashurinë, e kush fatin në para/ Astrologia bën parashikimin e javës: Këto shenja të kenë kujdes

Kjo javë do të nisë mirë, por do të përfundojë keq. E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, astrologia Chrysanthi Kalogeri ka treguar si do të jetë klima e javës.

Ajo shprehet se hëna e re në Akrep, që ndodhi me datë 13 Nëntor, është diçka shumë e rrallë dhe “pasojat” e saj mund të vazhdojnë ende, ndonëse ka mbaruar.

Kalogeri gjithashtu thotë që, tre ditët e para të javës favorizojnë shenjat e ujit e të tokës, kurse shenjat që duhet të bëjnë kujdes janë: Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët dhe Peshqit.

Dashi

Nga data 22 Nëntor, Dielli kalon në shenjën e Shigjetarit dhe do të qëndrojë aty për 1 muaj. Më datë 24 kalon edhe Marsi në shenjën e Shigjetarit dhe do të qëndrojë atje deri në datën 4 Janar. Gjithsesi Marsi është përfaqësuesi juaj, prandaj do të keni para një fazë shumë entuziaste. Le të themi që skema planetare është në përputhje me temperamentin tuaj, është në përputhje me veprimtarinë tuaj. Do të bëni plane për të ardhmen. Do të doni të legalizoni ndoshta një marrëdhënie tuajën dhe në përgjithësi gjithë veprimtaria juaj do të ketë në bazë të saj, zhvillimin dhe zgjerimin. Armiku juaj do të jetë: ekzagjerimi dhe nxitimi. Fillimi i javës ju premton mundësi për mbështetje. Ju premton mundësi për zgjidhjen e një çështjeje që ju preokupon dhe njëkohësisht, mund të bëni ndryshimet e duhura me qëllim që të përshtateni sa me programin tuaj aq edhe me jetën tuaj. Ndërkohë që në pjesën e dytë të javës, do të keni lajme jo të mira, që do t’ju preokupojnë. Ndoshta do t’i jepni një ekzagjerim më të madh në kokën tuaj, sesa me të vërtetë do të jenë këto probleme. Paralelisht, do të keni edhe pengesa në lidhje me planet tuaja.

Demi

Kaloni në një periudhë, ku dëshirat tuaja do jenë më të mëdha. Madje disa nga këto dëshira, mund të kalojnë në fazën e pretendimeve. Gjatë periudhës që vijon, domethënë që nga data 22 dhe deri në 4 Janar, fokusohuni më tepër në anën financiare. Të jeni sa më të përpiktë në detyrime me të tjerët dhe paralelisht fokusohuni në pjesën psikologjike tuajën. Domethënë të mos bëheni skllav i dëshirave dhe i pretendimeve tuaja. Fillimi i javës ju sjellë afër me të dashurit tuaj, paralelisht ju që jeni në kërkim të një lidhjeje afektive, do të keni mundësi ta realizoni atë brenda këtyre 3 ditëve. Keni mundësi për një njohje të reja dhe njëkohësisht mund të bëni një udhëtim ku mund të kombinoni të dyja aspektet. Domethënë, në një udhëtim t’ia kaloni bukur me të dashurin dhe të përforconi marrëdhënien ose të njihni dikë. Ndërkohë që në pjesën e dytë të javës, mund të mos gjeni mbështetjen e duhur nga rrjeti juaj social dhe njëkohësisht mund të hyni në një konflikt nga rrjeti juaj social. Me një mik, me një shok dhe të bëhet shkak, ndoshta, një çështje financiare, për këtë gjë.

Binjakët

Kaloni në një fazë ku, që në datën 22 dhe për një muaj, por dhe nga data 24 deri në datën 4 Janar, preokupimi juaj do të jenë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Nga njëra anë, do të keni mundësi të njihni dikë, të krijoni një lidhje të re, të bëni një bashkëpunim të ri dhe nga ana tjetër, ju që jeni në një lidhje ekzistuese, mund të kaloni një krizë, të keni vështirësi në bashkëpunime dhe në marrëdhëniet tuaja. Fillimi i javës deri të mërkurën, ju krijon kushte të përshtatni sa më mirë përditshmërinë tuaj, në lidhje me jetën. Të keni kushtet që të bëni një program, për një mënyrë jetese sa më të shëndetshme dhe të bëni përditshmërinë tuaj më të lehtë. Ndërkohë që shumë më e rëndësishme është pjesa e dytë e javës, sidomos për ju të lindurit në ditët e para të shenjës, pasi mund të hyni në konflikt me të dashurin, me bashkëshortin, me bashkëpunëtorin ose me prindërit. Pra, në përgjithësi më të kujdesshëm me njerëzit që qëndrojnë më lartë se ju, pra eprorët, pasi do të jeni më të ndjeshëm. Jeni në prag të hënës së plotë, e cila do të zhvillohet në shenjën tuaj të hënën.

Gaforrja

Kaloni në një fazë, domethënë që nga data 22 deri në datën 4 Janar, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në përditshmërinë tuaj. Do të keni një përditshmëri shumë të ngarkuar, me pretendime dhe shumë të aktivizuar kryesisht në çështjet e punës, por edhe me të shtëpisë, prandaj çfarë duhet të bëni është të mos tejkaloni kufijtë dhe të mos lodheni, pra bëni kursim të energjisë. Fillimi i javës deri të mërkurën është shumë premtues për ju dhe veçanërisht për ju të lindurit në 3-4 ditët e fundit të shenjës, ku do të keni mundësi të krijoni një lidhje të re afektive, për ju që jeni në kërkim të dashurisë. Do të keni mundësi të bëni një bashkëpunim i cili do të jetë fitimprurës. Mund të merrni sasi parash nga një bashkëpunëtor ose mund të kryeni një dhuratë me vlerë nga i dashuri ose nga një bashkëpunëtor i juaji. Pjesën e dytë të javës duhet të bëni kujdes tek të gjitha këto që thashë më lartë. Pra, të mos lodheni, të mos ekspozoheni ndaj aksidenteve të vogla, atje ku ecni ose atje ku ngisni makinën.

Luani

Fillon për ju një periudhë shumë aktive, që nga data 22 dhe për një muaj. Pastaj me kalimin e Marsit nga data 24 deri me datën 4 Janar, do të keni mundësi të krijoni dhe të realizoni, e cila është edhe një nga kërkesat kryesore për ju. Paralelisht, do të jetë një periudhë ku do të flirtoni, mund të dashuroni, kaloni kohë me fëmijët tuaj ose të kaloni kohë me të dashurin tuaj. Fillimi i javës krijon kushte dhe mundësi të bëni disa ndryshime në ambientin tuaj, në shtëpinë tuaj, në zyrën tuaj, në jetën tuaj të përditshme prej të cilave do dilni të fituar. Pra do ndikojë pozitivisht në jetën tuaj. Ndërkohë që në pjesën e dytë të javës, e cila e thamë, ka disa vështirësi, do t’ju preokupojnë shqetësimet e brendshme, pra shqetësime që mund të jenë pjesë të psikologjisë tuaj, siç është fobia. Njëkohësisht, mund të keni një pasiguri prej këtyre, por bëni kujdes në marrëdhëniet me fëmijët, të mos krijoni konflikte dhe mos merrni vendime për investimet deri në fillim të javës që vjen.

Virgjëresha

Kaloni në një periudhë shumë aktive, por edhe me ankth, stres ose me shqetësime të brendshme. Shqetësime që kanë të bëjnë me psikologjinë tuaj. Do të keni dëshirë të realizoni shumë gjëra dhe këto gjëra mund të kenë të bëjnë me: shtëpinë dhe jetën e përditshme. Thjesht mos e teproni, sepse ndonjëherë ekzagjerimet dhe ajo që i duam të gjitha ashtu siç duhet dhe në orën e duhur, mund të na fusë në konflikte me njerëzit e familje, me të dashurit tanë dhe me bashkëpunëtorët tanë. Këtë do t’ua theksoj akoma më tepër, në pjesën e dytë të javës dhe kryesisht ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Mund të gjeni rezistencën dhe mos aprovimin e të tjerëve në planet dhe dëshirat që ju keni dhe kjo do t’ju fusë në një konflikt me bashkëshortin, me bashkëpunëtorët ose me njerëzit e familjes. Kujdes në aksidente të vogla brenda shtëpisë, në qoftë se jeni duke bërë rregullime.

Peshorja

Fillimi i javës është shumë i mirë për të realizuar një ndryshim në shtëpinë tuaj, në zyrë ose të zgjidhni një problem familjar që ju ka preokupuar. Ky preokupim, ndoshta kërkon një buxhet dhe tani është momenti që ta gjeni këtë buxhet dhe ta realizoni. Njëkohësisht, disa nga ju mund të kenë edhe një përfitim ekonomik. Tani, nga data 22 dhe në vijim, nga data 24 deri me datë 4 Janar, fillon për ju një periudhë shumë aktive. Me vajtje, me ardhje, me vizita, me kontakte, me biseda përmes së cilave ju duhet dhe do të keni mundësi të promovoni punën tuaj dhe interesat tuaja. Ndërkohë në pjesën e dytë të javës, duhet të jeni shumë të kujdesshëm se si përdorni fjalën, se si do të komunikoni me të tjerët, megjithëse ju jeni të kujdesshëm në përgjithësi, për arsye që të evitojmë keqkuptime. Keqkuptime mund të udhëheqin në prishjen e marrëdhënieve që na interesojnë. Këto mund të mos jenë marrëdhënie personale, por marrëdhëniet me njerëzit që na rrethojnë.

Akrepi

Fillimi i javës deri të mërkurën jep mundësinë përmes testimeve që ju do të bëni, që të realizoni një sukses lidhur me punën, lidhur me karrierën tuaj ose të realizoni një plan që ju keni në përgjithësi. Në lidhje me to nuk përjashtohet mundësia që të bëni edhe një udhëtim. Nga data 22 dhe sidomos nga data 24 e deri në datën 4 Janar, preokupimi juaj kryesor do të jenë financat. Do të keni fitime e shpenzime dhe ndonjëherë këto fitime ose shpenzime mund të dalin në mënyrë të papritur. Kryesorja është që ju të dini si t’i menaxhoni mirë ato dhe në fund të periudhës të dilni me fitime. Pjesa e dytë e javës, krijon disa vështirësi pikërisht në fushën financiare. Ndoshta do të jeni të detyruar të shpenzoni më shumë sesa duhet për fëmijët, për të dashurit tuaj ose ndoshta keni ndërmend një plan për investime. Do thoja që këtë planin ta lini pas të hënës ose të martës.

Shigjetari

Fillimi i javës ju premton mbështetje, ju premton ndihmë ekonomike ose një marrëveshje e fshehtë e cila do të jetë një burim të ardhurash. Nga data 22 Nëntor kalon Dielli në shenjën tuaj, kështu që fillon për ju një cikël 1 vjeçar. Paralelisht, kalon dhe Marsi në datën 24 dhe do të qëndrojë me datën 4 Janar. E gjithë kjo periudhë, për 1 muaj, prania dhe e Diellit dhe e Marsit në shenjën tuaj, e bën atë një periudhë shumë aktive, shumë dinamike dhe një periudhë plotë veprimtari. Ju do të keni mundësi të veproni do të jeni entuziast dhe do të keni shumë dëshira, por ekzagjerimet, hiperbolizmat, nxitimi do të jenë armiku juaj gjatë periudhës, sidomos në pjesën e dytë të javës. Nëse nuk i shikoni veprimet tuaja, do të rrezikoni marrëdhëniet tuaja, bashkëpunimet tuaja, por edhe probleme brenda në familjen tuaj, kryesisht ju të lindurit në ditët e para të shenjës.

Bricjapi

Fillimi i javës krijon kushte që të takoni persona të rëndësishëm të rrjetit tuaj shoqëror, pse jo dhe të rrjetit të ngushtë familjarë dhe do të merrni ndihmën dhe mbështetjen e duhur që ju kërkoni në lidhje me një plan ose në lidhje me një projekt që ju keni. Disa nga ju do të filloni një cikël të ri mjaft pozitiv për ju. Nga data 22 deri në fund të Dhjetorit është një periudhë ku ju duhet të veproni më të kujdesur, të gjeni kohë të çlodheni, të fokusoheni në jetën tuaj intime dhe private, të evitoni prapaskenat dhe të kujdeseni për shëndetin. Mbi të gjitha të mblidhni forcat, të bëni një planifikim shumë të mirë, pasi pas datës 22-23 Dhjetor dhe sidomos nga data 1 Janar i 2024-ës, fillon periudhë ideale dhe një periudhë zhvillimi.

Ujori

Fillimi i javës premton një sukses në punë dhe një sukses në jetën tuaj sociale. Zotësia dhe vlerat tuaja do të njihen dhe do të keni mbështetjen e eprorëve, por edhe të bashkëpunëtorëve. Kjo mbështetje do të funksionojë si një anti-stres për ju. Do ju nxjerrë nga një siklet që ju ndoshta mund të keni pasur deri tani. Gjithashtu mund të keni një mbështetje edhe nga familjarët tuaj. Fillon një periudhë shumë entuziaste, shumë aktive për ju, por paralelisht të jeni të kujdesshëm në financat tuaja dhe në investime dhe kryesisht në pjesën e dytë të javës, mos u nxitoni, mos merrni vendime për financat dhe për investime, nga e mërkura deri në fillim të javës që vjen.

Peshqit

Fillimi i javës është shumë premtues për ju, kryesisht për ju të lindurit në 3-4 ditët e fundit të shenjës. Jeni më të favorizuar, krijohen mundësi për një udhëtim të largët, por njëkohësisht të gjeni mbështetje, zgjidhje, por edhe të këshilloni njerëz kompetent, në lidhje me një plan, në lidhje me një synim për të ardhmen dhe ndoshta ky plan ose ky synim, mund të ketë të bëjë me jashtë shtetit ose me një çështje ligjore tuajën. Nga data 22 dhe deri me datë 4 Janar, fillon një periudhë mjaft aktive për ju, ku preokupimi juaj kryesor do të jetë puna, jeta juaj sociale, por duhet të jeni shumë të kujdesshëm të ruani dhe të mbroni marrëdhëniet tuaja, bashkëpunimet tuaja, por edhe të mos hyni në konflikt me eprorët. Nuk është momenti në pjesën e dytë të javës, që të kërkoni gjëra nga eprorët, të pretendoni gjëra nga eprorët dhe të paraqisni planet tuaja.


Shtuar 20.11.2023 16:45