Konsumimi i vezëve gjatë verës është i rrezikshëm? Ekspertët japin përgjigjen përfundimtare

Ekziston si një lloj miti se vezët nuk duhen konsumuar gjatë verës. Besohet se vezët janë vetë të ngrohta në natyrë dhe mund të sjellin probleme nëse konsumohen në verë. Megjithatë duket se kjo nuk është e vërtetë, sepse është hedhur poshtë si hipotezë nga ekspertët. Mjekët thonë se kjo është tërësisht një ide e gabuar, sepse në të vërtetë vezët mund t’ju ndihmojnë të përballoni të nxehtin e verës.

Ato janë të pasura në vlera ushqyese dhe për këtë arsye mund të ndihmojnë në ekuilibrimin e lëngjeve në trup, diçka që është shumë thelbësore për muajt e nxehtë.

Gjithashtu vezët ruajnë nivelet e energjisë dhe ndihmojnë në parandalimin e lodhjes, që është shumë e zakonshme në verë. Nëse konsumoni 1 ose 2 vezë në ditë nuk është problem, por nuk duhet ta tejkaloni masën. Vezët prodhojnë nxehtësi, kështu që nëse konsumoni shumë do të keni më pas probleme me stomakun.

Mund t’i konsumoni vezët në çfarëdo lloj forme, por veza e zier është më e shëndetshme se sa ajo e skuqur.

 


Shtuar 26.06.2022 15:57