Ka ca gjëra që vajzat duan që ju djemtë t’i bëni rregullisht

Dhe jo për çudi, mbrojtja e lëkurës apo kujdesi i higjenës rezultuan si më të rëndësishmet.

Pastroni vetullat:

Nuk po themi që të caktoni takime të rregullta tek estetistja, por vetullat e pakuruara mund të ndikojnë në pamjen e një burri.

Eleminimi i qimeve në hundë dhe vesh:

Është e vështirë të mbash vëmendjen në një bisedë me një mashkull kur nuk mund t’i heqësh sytë nga hunda e tij dhe ‘gjërat’ që dalin prej saj. Mund të duket paksa e shëmtuar si skenë, por në sytë e një femre e tillë duket kështu që pastroni këtë zonë dhe atë të veshëve.

Skrab:

Burrat nuk kanë pse të përdorin skrabe të shtrenjta për lëkurën. Mund të përdorin thjesht kripën për të larguar qelizat e vdekura nga lëkura.

Aplikimi i përditshëm i zbutësit dhe i kremit kundra diellit:

Meshkujt mund të hidratohen dhe të mbrojnë lëkurën duke përdorur një zbutës me efekt mbrojtës ndaj diellit. Një rrugë e dy punë.

Kujdesi për thonjtë dhe këmbët:

Kjo përfshin aplikimin e zbutësave, prerja e thonjve dhe sigurisht skrabi i këmbëve. Mos harroni të pastroni zonën mes gishtave gjithashtu. Këmbët e pakuruara mund të prishin romanticitetin./Pop Sugar


Shtuar 2.11.2021 14:57