Ka diçka kaq klasike tek çantat e kashtës! Sapo i sheh të kujtojnë ndjesinë e verës, ditëve të gjata, veshjeve të freskëta dhe chic dhe sigurisht detin. Prej disa vitesh çantat e kashtës janë rikthyer fuqishëm dhe duket se nuk kanë ndërmend të dalin nga moda tani shpejt.
Përkundrazi, këtë verë mund ta kaloni nga fillimi gjer në fund vetëm me një çantë kashte. Duken të shtrenjta, të strukturuara, kombinohen lehtë si në qytet ashtu edhe në plazh dhe përveç kësaj, ka opsione për të gjithë.
Të lidhura
None found
