Përballoje si zonjë vapën e padurueshme me kostumin “hit” të kësaj vere (FOTO LAJM)

2020-ta riktheu përgjithmonë tek ne dashurinë për gjërat bazike. Nëse në dimër ishim të fokusuar tek kostumi perfekt apo tek këmisha e bardhë klasike, vera nxjerr në pah dashuri të tjera. Siç është ajo për pantallonat e shkurtra lino!

Deri tani mund ta keni vënë re që ky kombinim është zgjedhja e parë e vajzave dhe jo pa arsye.

Pantallonat e shkurtra lino, kombinuar me një këmishë/bluzë është gjëja më e rehatshme dhe mënyra më stil për të përballuar temperaturat e larta.

Do të dukeni njëkohësisht e veshur shtrenjtë, me shije mund të pranoni çdo ftesë që del papritur, pa qenë nevoja të ndërroheni. Shkojnë me gjithçka, në çdo orë të ditës.

Shtuar 24.06.2021 14:55

Tags: , , , ,