Rënia e flokëve është problematike për të gjithë njerëzit dhe një dukuri mjaft e përhapur. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimit të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave.
Por cilat janë disa nga arsyet kryesore.
Sapo keni lindur Kur jeni shtatzënë, hormonet pengojnë rënien e flokëve. Kjo e bën flokun të duket më i plotë dhe i shëndetshëm. Pas lindjes, flokët bien, për shkak të ndryshimit të hormoneve. Gjithçka balancohet rreth 3 deri në 6 muaj më vonë.
Keni mungesë hekuri Hekuri ndihmon që flokët tuaj të jenë të shëndetshëm. Kur keni nivele të ulëta të hekurit, kjo ndikon në flokët tuaj. Nivelet e ulëta të hekurit ndikojë në rënien e flokëve, te thonjtë, lëkura e verdhë ose e zbehtë, gulçim, dobësi dhe rrahje të shpejta të zemrës,
Stresi Ndonjëherë, stresi mund të ndikojë në rënien e flokëve.
Sapo keni kryer një operacion për humbje peshe Ju keni më shumë gjasa të përballeni me rënien e flokut pas operacionit nëse nivelet tuaja të zinkut janë të ulëta. Mjeku juaj mund të rekomandojë një suplement zinku për të ndihmuar të zgjidhni problemin.
Keni mungesë proteinash Mungesa e proteinave ndikon në rënien e flokëve. Nëse konsumoni më shumë vezë, peshk, arra, fara dhe fasule gjatë vakteve tuaja mund të ndihmojë në rritjen e flokut.
Përdorimi i ilaçeve gjatë shtatzënisë Përdorimi i kontraceptivë oralë, injeksioneve, unazat vaginale mund të shkaktojë humbjen e flokëve.
Kujdesi i gabuar i flokëve tuaj Ndonjëherë është rutina juaj e stilimit ajo që shkakton rënien e flokëve. Përdorimi i tepërt i shampos, krehja e flokëve kur janë të lagur mund t’i tendosë qimet, duke shkaktuar rënien.
Përdorimi i pjastrës Përdorimi i përditshëm i tharëseve, pjastrës rrit mundësinë për rënien e flokut. Gjithashtu edhe bojërat kanë të njëjtin efekt.
Probleme shëndetësore Rënia e flokëve është një simptomë e më shumë se 30 sëmundjeve, duke përfshirë sindromën e vezores policistike, probleme në lëkurën e kokës, çrregullimet e tiroides dhe sëmundjet autoimune. Ju gjithashtu mund pësoni rënie të flokut, kur jeni të sëmurë me grip, keni temperaturë ose infeksion
Pini duhan Flokët tuaj nuk janë imun ndaj dëmit që mund të shkaktojë duhani. Toksinat në tymin e cigares mund të dëmtojnë gjëndrat tuaja të flokëve dhe të pengojnë që flokët të rriten
Jeni në menopauzë Menopauza është një nga arsyet pse vuani nga rënia e flokëve. Prandaj është e nevojshme të këshilloheni me mjekun për të gjetur zgjidhjen për problemin.
Vuani nga çrregullime të të ngrënit Si anoreksia ashtu edhe bulimia mund të ndikojnë në rënien e flokëve, sepse trupi juaj nuk po merr lëndët e nevojshme ushqyese për të rritur dhe mbajtur flokë të shëndetshëm.