Java nis me një ndikim pozitiv të planetëve por nuk do të mungojnë konfliktet dhe gjakrat e nxehur. Në parashikimin javor nga Meri Shehu për “Rudina” në Tv Klan, ata që do të ndikohen më shumë janë personat me emër, pozitë dhe famë që do të vendosen në vështirësi.
Hëna e plotë në Dem në datën 28 që është njëkohësisht edhe eklips, do të përkojë me finalizime, realizime dhe avantazhe. Më të kujdesshme duhet të tregohen shenjat fikse dhe kardinale që preken nga përplasjet e disa planetëve.
Meri Shehu: Kaluam një nga javët më të vështira të vitit sepse Dielli bëri një lidhje shumë të vështirë me Plutonin, madje në Shqipëri kemi dëgjuar lajme, përmbysje, gjëra që kanë qenë jo të thjeshta ose me dëshirë, por të detyruara. Në skenën politike dhe në jetën tonë kanë ndikuar këto planetë, diplomacia sikur nuk mundi të marrë shumë drejtim. Ka qenë një javë e vështirë, por kjo javë është më e qetë. Fillon me një lidhje të bukur midis diellit dhe Saturnit nesër, por përsëri ka një ngërç për njerëzit që kanë pozitë, emër dhe famë, mund të kalojnë një vështirësi.
Kemi eklips hënor në Dem në datën 28. Kjo do ndikojë shumë Demët, Akrepët, Ujorët dhe Luanët, do sjellë ndryshime të rëndësishme në jetën e tyre që do zgjasin më shumë se sa 3-4 muaj.
Kemi edhe kundërshtimin midis Marsit në Akrep me Jupiterin në Dem.
Kjo është pak lidhje e vështirë sepse sjell sherre, kontradikta, problematika dhe i ngre pak gjakrat. Kemi një fillim disi më të qetë, Afërdita lidhet bukur me Saturnin. Historia sorollatet te shenjat Dash, Bricjap, Gaforre dhe shenjat fikse.
Dashi – 3 yje
Marsi është futur në shenjën e Akrepit për ta, do të merren me çështjet ekonomike. Në datën 28 kemi një përballje e fuqishme, sherr e debat si edhe hënën e plotë por me çështjet ekonomike do kenë një mundësi hapje-mbyllje llogarie, problem, udhëkryq që duhet ta kenë kujdes shumë Dashë këtë javë.
Demi – 1 yll
Janë para hënës së plotë, por ajo ka përballjet e veta, është eklips dhe në këto situata bëhen më të ndjeshëm, marrin më shumë informacion që i bën delikatë. Hëna është e mirë por përballjet nesër, dielli përballë Demit në Akrep dhe Saturni në Ujor sjell një problematikë në karrierë, në familje kështu që shumë Demë që kanë divergjenca dhe janë në udhëkryqe të kenë kujdes.
Binjakët – 2 yje
Janë një shenjë që Mërkuri i tyre është futur në Akrep, do merren shumë me punën dhe përballë do kenë Jupiterin në Dem. Duhet të kenë kujdes probleme ligjore me punën, humbje, kontrata jo të mira, do bëhen dyshues, do kërkojnë një punë që duan ta menaxhojnë por ndoshta nuk kanë aftësitë për momentin ose kanë kundërshtime dhe nuk është momenti që të jenë të qetë. Një kontratë e mirë pune mund të ndodhë për ta por kujdes se çfarë firmosin.
Gaforrja – 3 yje
Përballen me kundërshtimin, katërkëndëshin midis diellit në Akrep dhe Plutonit në Bricjap përballë shenjës së tyre. Do kenë kujdes martesën, bashkëpunimet dhe një çështje të rëndësishme karriere. Duke qenë se dielli është në Akrep do të thotë që për to është në një fushë dashurie, atje ku duan më shumë, forcën e tyre krijuese, fëmijët e tyre. Duhet të merren më shumë me njerëzit që duan më shumë, që kanë nevojë për ta dhe mos t’i japin më shumë kohë gjërave të tjera.
Luani – 1 yll
Do bien direkt pre e katërkëndëshit të nesërm të diellit në Akrep me Plutonin në Bricjap dhe çështjet që kanë të bëjnë me familjen, njerëzit e mëdhenj në moshë ose çështje të rëndësishme ekonomike mund të komolikojnë pak anën shpirtërore të tyre ose mos ta lënën të qetë ekuilibrin. Hëna e plotë në Dem mund të tregojë gamën e mundësive, ku mbyllet një projekt i madh ose ku mund të investojnë në lidhje me karrierën, por në fund të javës.
Virgjëresha – 3 yje
Janë në një kombinim të bukur, jashtë shenjave që do kenë furtuna dhe ndryshime të mëdha. Hëna e plotë, eklipsi në Dem iu përshtatet dhe iu jep një avantazh në karrierë, punë, kontakte me jashtë, lidhjet, komunikime të rëndësishme, bashkëpunime me jashtë që do e bëjnë jetën të kenë një horizont më të ri, ndoshta edhe udhëtime. Shumë Virgjëreshë që s’kanë vendosur e marrin guximin edhe për udhëtime.
Peshorja – 3 yje
Do kenë kujdes diellin në Akrep me Plutonin në Bricjap në çështje karriere, ekonomike. Shumë Peshore të lindura në 10-ditëshin e parë dhe të tretë mund të kenë disa përmbysje dhe duhet të kenë kujdes. Hëna e plotë në datën 28 i sqaron njëherë e mirë gjërat dhe do marrin avantazhe ekonomike, shpirtërore dhe shëndetësore.
Akrepi – 4 yje
Janë futur Marsi, Mërkuri në shenjën e tyre, pra energjia dhe komunikimi. Kanë përballje me Jupiterin në Dem por kanë marrë një avantazh energjie dhe do vazhdojnë. Të kenë kujdes nga përplasja Mars-Jupiter në datën 28 por hëna e plotë përballë shenjës së tyre hap edhe njëherë mundësinë që të shohin një relacion, marrëdhënie në çift ose bashkëpunim në të gjithë madhështinë e tij.
Shigjetari – 2 yje
Janë pak të bllokuar, me diellin në Akrep nuk e ndiejnë veten mirë, ndihen si të lodhur, pak melankolikë, sikur nuk është momenti i tyre, sikur nuk po bëjnë gjënë e duhur. Nesër një problem me punën ose problemi ekonomik i një të afërmi ndikon tek ta. Do kalojnë këto ditë dhe fillojnë avancohen për mirë nga data 28 me hënën e plotë. Kujdes sepse edhe aty ka një debat për ata që nuk do mund të kontrollojnë dot nervat ose të bien pre e një kurthi.
Bricjapi – 3 yje
Më në fund marrin 3 yje, kalojnë edhe nesër një ditë të vështirë por pastaj me hënën e plotë në Dem rivendosin ekuilibra në dashuri, në punë pas një debati sqarues ose pas një shuplake që duhet t’i japin dikujt që ka ndërhyrë në jetën e tyre, qoftë familjar ose në punë sepse kanë qenë shumë të ngatërruar këtë periudhë. Hëna e plotë i sqaron, është një apokalips i mirë për Bricjapët sepse zbulojnë diçka që i ndihmon.
Ujori – 2 yje
Hëna e plotë në Dem i krijon dëshirën për të realizuar diçka të madhe për ta, por duan edhe pak liri. Diku kapen në një punë, preokupim, premtim që kanë dhënë dhe do jenë të angazhuar. Kujdes me çështjet ekonomike dhe familjare të lindurit në 10-ditëshin e parë që mund të kenë lënë diçka pa sqaruar ose që kanë pozicione shumë të rëndësishme. Këta të fundit do shikojnë që ditët e para të javës nuk janë shumë në favor.
Peshqit – 4 yje
Janë një nga shenjat që nuk do t’i ndiejë përballjet e mëdha. Afërdita në Virgjëreshë është në një lidhje të bukur me Saturnin, u ka dhënë një premtim të mirë dhe kanë bërë njohje ose kontrata të mira pune dhe duhet ta mbajnë këtë shije të mirë. Nesër e pasnesër mos të ngatërrohen me askënd dhe në fund të javës në datën 28, me hënën e plotë në Dem, ndoshta finalizojnë një marrëdhënie të mirë, një premtim, fillojnë një punë të re ose afrohen me njerëzit e tyre të dashur./tvklan.al