Injorimi i dhimbjes në këto pjesë të trupit mund të jetë fatal për jetën, 4 organet më kritike

Dhimbja është një shenjë e zakonshme që tregon se trupi juaj është duke kaluar vështirësi.

Ilaçet qetësuese janë ideja e parë që ju shkon në mendje pasi ato kanë vetinë ta lehtësojnë sadopak dhimbjen, por duhet të dini se efektet anësore që ato lenë pas nuk janë aspak të mira për shëndetin. Injorimi i dhimbjes është edhe më keq.

Është si të injoroni një ulërimë e tmerrshme që kërkon ndihmë në rrugë. Ekspertët kanë përcaktuar se si dhimbja në pjesë të ndryshme të trupit mund të zbulojë problemin shëndetësor që keni.

Zemra: Nëse ndjeni dhimbje në gjoks, kontrolloni funksionin e zemrës, edhe nëse ndjeni dhimbje në krahun e djathtë apo në pjesën e sipërme të shpinës. Jeni veçanërisht të kujdesshëm në qoftë se dhimbja anon në anën e majtë të trupit tuaj. Kjo është mënyra përmes së cilës trupi juaj dërgon sinjale përmes palcës kurrizore.

Mushkëritë dhe diafragma: Nëse dhimbja prek qafën dhe supet , kontrolloni mushkëritë tuaja dhe diafragmën. Konsultohuni me mjekun për ndonjë terapi të mëtejshme.

Mëlçia dhe tëmthi: Dhimbjet në mëlçi dhe në zonën e fshikëzës së tëmthit mund të tregojnë se keni probleme me mëlçinë dhe tëmthin. Jeni veçanërisht të kujdesshëm në qoftë se dhimbja është e vazhdueshme.

Stomaku dhe pankreasi: Nëse dhimbja juaj është e vendosur në zonën e barkut, ajo mund të ketë lidhje me pankreasin dhe stomakun. Sipas statistikave, mbi 50% e pacientëve me sëmundje kronike të pankreasit ndjejnë dhimbje të forta barku. Kjo është një gjendje që nuk duhet të injorohet./albeu.com/