Sado të keni menduar që shpëtuat përfundimisht nga qimet, vera dhe brisku nuk shkojnë pa njëra-tjetrën. Qoftë me pushime apo në shtëpi, brisku është mjeti që na shpëton në momentin e fundit, kur s’kemi asnjë opsion tjetër shpëtimi.
Me siguri ndani të njëjtin tualet me pjestarët e tjerë të familjes, apo me personat që jetoni. Ndani të njëjtin dush, të njëtën dhomë etj, por të ndani të njëjtën brisk s’është dhe aq ide e mirë. Para se ta përdorni herën tjetër, kini parasysh këshillat më poshtë:
1.
Brisqet për femra janë bërë në një mënyrë krejt tjetër nga ato të burrave kështu që përveç pjesës së higjenës ato nuk duhet të përdoren nga të dyja palët.
2.
Ato supozohen të rruajnë zona të tjera si këmbët, sqetullat etj, ndërsa makinat për meshkuj janë bërë për të rruajtur fytyrën.
3.
Nuk është aspak higjenike. Makina lë bosh vendet ku qimet qëndronin më parë, rezultati? Ato vende bosh mund të mbushen me infeksione që ajo lë. Nëse ju padashje çaheni dhe ju del gjak, atëherë rrezikoni të merrni infeksione serioze që kthehen në sëmundje të rënda.