Gabimi që bën secili prej jush në lidhje, sipas shenjës së Horoskopit

Gabimi më i madh që bëni në lidhje, sipas shenjës suaj

Dashi

Gabimi juaj është që e merrni për të mirëqënë partnerin, por është pikërisht ky gabim që mund t’i japë fund raporteve tuaja.

Demi

I mbani përbrenda ndjesitë tuaja, por kjo krijon konfuzitet tek partneri prandaj hapuni!

Binjakët

Ju hiqni dorë nga marrëdhënia juaj që para se ajo të ketë përfunduar! E ke më të lehtë të dorëzohesh sesa t’i japësh një tjetër mundësi për të ndryshuar.

Gaforrja

E lini individualitetin tuaj të rrëshkasë sepse thjesht vareni shumë nga njeriu që doni.

Luani

Gjithmonë nervat tuaja ia nxirrni partneres. Pastaj pendoheni sepse e dini që s’është faji i tij/saj, por ç’vlerë ka nëse e mërzitët pa kuptim?

Virgjëresha

Ti përpiqesh gjithë kohës t’i ndryshosh njerëzit sepse sigurisht nuk je ti ajo që ka nevojë për ndihmë dhe vëmendje. A mund ta pranosh partnerin siç është pa arritur të bëhesh pak e lodhshme?

Peshorja

Kur do, je shumë po shumë pasivo-agresive dhe ironitë therëse shpesh ju çojnë në debate!

Akrepi

Krijon drama në vend që të bashkoheni për të arritur një qëllim. Kjo sepse thjesht jeni ekstremistë!

Shigjetari

S’je gjithmonë i sinqertë për ndjenjat e tua. Në të shumtën e kohës përpiqesh t’i fshehësh pasi ke frikë që ndjeshmëria mund të të merret për dobësi.

Bricjapi

Mendon që çdo njeri që lidhet me ty do të të lëndojë! Ti ke çdo gjë në rregull, përveç këtij mendimi pesimist që në të shumtën e kohës është thjesht një mekanizëm mbrojtës për të mos u zhgënjyer.

Ujori

Ti do të fitosh gjithmonë! A mund të bëni pak pushim? Po, ju jeni revolucionarët, më të zgjuarit, më idealistët, por kujtoni që nuk po bëni garë me partnerin. S’mund të kontrrolloni gjithçka dhe harrojeni për një çast fjalën “fitore”.

Peshqit

Sakrfikon pjesë të vetes për marrëdhënien. Kjo mund t’ju çojë në zhgënjim dhe lëndim.