Fëmijët e familjeve që nuk kanë shumë të ardhura shpenzojnë më shumë kohë duke shikuar televizion dhe duke përdorur pajisje elektronike sesa fëmijët e familjeve më të pasura.
Raporti i ekspertëve, i cili i ka përfshirë 1400 fëmijë të moshës 8 vjeçare, ka zbuluar se të rinjtë e familjeve më pak të pasura shpenzojnë thuajse tri orë e gjysmë në ditë duke shikuar televizor dhe duke përdorur pajisje elektronike si celularët e mençur, tabletët apo laptopët.
Ndërsa fëmijët e familjeve me të ardhura të mëdha shpenzojnë më pak se dy orë në aktivitete të tilla.
Vlen të ceket se edhe fëmijët e prindërve të edukuar mirë kishin shpenzuar më pak kohë me këto pajisje (1 orë e 37 minuta), krahasuar me fëmijët e prindërve me pak edukim (2 orë e 50 minuta).
Prindërit, por edhe ekspertët, shprehen të shqetësuar me atë që u ekspozohet fëmijëve në internet, duke përfshirë seksin, dhunën, racizmin dhe stereotipet gjinore.