Një vazjë nga Lezha, e quajtur Franceska, ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë. Ndryshe nga vajzat e tjera, fustanin e bardhë nusja nga Lezha nuk e ka marrë në dyqan, por ia ka punuar gjyshja dhe nëna e saj me fije mëndafshi.
“Për ata që nuk më njohin, unë jam Françeska. Ndryshe vajza që fshihet pas çdo postimi të ColorZ.
Ne ditën time më të bukur zgjodha ta kem ColorZ-in prap me vete.
Një vello dhe fustan nusërie totalisht përtej asaj çka kisha ënderruar.
Pëlhura me motive të Zadrimës e punuar me mjeshtëri nga duart e arta të nanës dhe mamit Mimoza Pjetraj , dhe stilimi brilant i Gentës realizuan një mrekulli për të cilen u jam pafundsisht falenderuese. Nuk mund të ishte më bukur se kaq.
Ju dua shumë!
Ps. Po është prej mëndafshi”, shkruan ajo në Facebook./albeu.com