Krahas ilaçeve dhe trajtimeve të përshkruara nga mjekët, ekzistojnë forma të tjera alternative për probleme të ndryshme shëndetësore. Mes syresh përmendim lëngun e kockave. Ky i fundit është përdorur që në lashtësi për shëndetin e trurit dhe kundër dhimbjeve së kyçeve.
Nëse mendoni se lëngun e kockave e përdorin vetëm gjyshet, gaboheni. Së fundmi ai është kthyer në të preferuar e shumë personazheve të njohura të showbiz-it botëror.
Për shembull miliarderia Kylie Jenner e nis ditën me një gotë lëng kockash me lavandë dhe limon. Ajo e ka rrëfyer këtë gjë në një intervistë, ku ka shpjeguar edhe si ka ndryushuar organizmi i saj pas përdorimit të tij.
Lëngu i kockave ka aftësi pastruese, qetësuese dhe shëruese për të gjithë trupin. Ai shëron inflamacionin në stomak dhe largon dhimbjet e kyçeve. Ky lëng përmban ushqyesit e nevojshëm për elasticitetin, shkëlqimin dhe hidratimin e lëkurës. Përveç saj, lëngu i kockave është fantastik për flokë të mëndafshtë, të shëndetshëm e plot volum.