“Do keni propozime interesante”, Horoskopi për ditën e premte, 10 Mars 2023

Dashi

Një problem i vogël personal do të zgjidhet brenda pak ditësh dhe patjetër do të ndiheni shumë më mirë. Nga ana tjetër mundohuni të jeni të durueshëm me njerëzit që nuk ju kuptojnë. Në planin e punës do të vijnë propozime të reja interesante.

Demi

Muaji mars është sa ndriçues aq dhe reflektues për ju, do të jeni në gjendje të reflektoni dhe të kuptoni se çfarë dëshironi nga jeta. Vlerësoni nëse marrëdhënia juaj po ju sjell vërtet diçka të mirë apo jo. Jeni shumë produktivë në punë.

Binjakët

Tensioni është i lartë, përpiquni të kontrolloni gjendjen tuaj të ankthit. Disa çështje të vjetra do të rishfaqen dhe do t’ju duhet të përballeni me to. Puna ju bën shumë nervoz sepse nuk ndiheni të vlerësuar, mund të përpiqeni të dilni hapur dhe të shprehni nevojat tuaja, por me kujdes ekstrem.

Gaforrja

Stresi jua bën ditët shumë të vështira dhe lodhja e akumuluar muajt e fundit ju pengon të pushoni mirë. Në punë të gjitha përpjekjet tuaja nuk janë shpërblyer dhe kjo gjeneron zhgënjim. Ju duhet të mësoni të mos ecni më tym!

Luani

Kjo ditë e fundit në prag fundjave do jetë paksa e paqëndrueshme dhe do të lindin disa konflikte. Gjithsesi, miqtë që ju duan do të jenë gjithmonë pranë jush për t’ju mbështetur. Keni nevojë për mbështetje, shmangni mosmarrëveshjet edhe nëse ndiheni të pakënaqur. Në maj, diçka do të ndryshojë në punë.

Virgjëresha

Kjo fundjavë do ju sjellë qetësi, sepse konfliktet me partnerin/en do të zgjidhen. Në planin profesional ju pret një periudhë mjaft intensive, të cilën do të mund ta përballoni në sajë të këmbënguljes suaj. Nga ana tjetër mos e neglizhoni shëndetin tuaj fizik.

Peshorja

Afërdita në shenjën tuaj ju bën shumë nervozë, por nga data 16 mars gjërat do ndryshojnë dhe do të mund të rifitoni ekuilibrin në jetën tuaj. Një person i rëndësishëm ju kërkon të angazhoheni për projektet e ardhshme, por duhet të kuptoni nëse ju pëlqen të përfshiheni.

Akrepi

Diçka e veçantë në jetën tuaj mund të vijë këtë të premte ose këto ditë në vijim. Favorizohen takime të reja në dashuri dhe miqësi. Përsa i përket punës ju kërkohen përpjekje maksimale, por në fund do të merrni shpërblimin që doni.

Shigjetari

Marsi në shenjën tuaj krijon një shqetësim të vogël që reflekton edhe në takimet tuaja të dashurisë. Së shpejti ndjesi të veçanta dhe për disa prej jush, një dashuri e re. Puna ju streson shumë dhe keni arritur deri aty sa të dëshironi të hiqni dorë nga gjithçka, por përpiquni të rezistoni. Mendoni dhe organizoni udhëtimin tuaj të ardhshëm, kështu që do të ndiheni më mirë.

Bricjapi

Afërdita mbetet konfliktuale, nuk është koha më e mirë për të debatuar apo për të nxitur polemika me dikë. Ndiheni të lodhur, por nuk mund ta zbrazni zhgënjimin tek ata që ju duan. Në nivelin e punës, idetë tuaja vlerësohen dhe madje shumë, ndaj vazhdoni kështu.

Ujori

Dita e premte 10, ju sjell energji të reja dhe Hëna ju ndihmon në vendimet tuaja. Vështirësitë që ju shqetësojnë më shumë janë ato ekonomike, por së shpejti do të vijë një kthesë.

Peshqit

Kjo e premte e më tej kjo fundjavë do të jenë shumë të rëndësishme për ndjenjat: do të lindin miqësi të reja të rëndësishme dhe një dashuri mund të rrjedhë. Saturni në shenjën tuaj ju bën të ndiheni shumë nismëtarë, pse nuk e rinovoni pak punën tuaj?


Shtuar 9.03.2023 23:42