Disa teknika se si të tjerët përpiqen t’ju manipulojnë

Manipulimi i një personi që synon ta bëjë të dyshojë për mendimet ose realitetin e tij.

Taktikat përfshijnë:

Mohimi që ngjarje të caktuara kanë ndodhur ose deklarata të caktuara janë bërë.

Ndryshimi i temës ose ridrejtimi i bisedës për të shmangur pranimin e së vërtetës.

Mashtrimi i vazhdueshëm ose dhënia e informacioneve kontradiktore.

Detyrimi i viktimës që të dyshojë në kujtesën e vet ose në mënyrën si i percepton ngjarjet.

Lojëra mendore për ta bërë viktimën që të vërë në dyshim mendjen e vet.

Bombardimi i dashurisë

Përmbytja e një personi me dashuri dhe vëmendje për ta patur nën kontroll.

Taktikat përfshijnë:

Dërgimi i vazhdueshëm i teksteve, mesazheve apo telefonatave për të treguar afeksion.

Dërgimi i dhuratave apo luleve.

Dhënia e komplimentave apo lajkave me tepri.

Të ofruarit për të dhënë dhe bërë gjithçka për viktimën.

Ta bësh viktimën të ndjehet speciale dhe unike.

Ndjenja e fajit

Të bësh dikë të ndihet fajtor në mënyrë që të kontrollosh veprimet ose sjelljen e tij.

Taktikat përfshijnë

Të bësh viktimën për ta bërë personin e manipuluar të ndjehet në faj dhe përgjegjës për problemet apo ndjenjat e manipuluesit.

Të bësh viktimën të ndjehet fajtor që nuk bën dot atë çfarë kërkon manipuluesi.

Përdorimi i emocioneve, si qarjet apo lutjet për ta bërë tjetrin të ndjehet fajtor.

Fajësimi i tjetrit për problemet e manipuluesit.

Manipuluesi i kujton viktimës probleme apo mangësi të së kaluarës për ta bërë të ndjehet fajtor.

Taktikat e frikës

Përdorimi i frikës për të kontrolluar ose manipuluar një person.

Taktikat përfshijnë

Përdorimi i taktikave të frikësimit ose ekzagjerimi i rreziqeve për të bindur viktimën që që të ndërmarrë një kurs të caktuar veprimi.

Përdorimi i kërcënimeve për ndëshkim, dhunë ose dëmtim për të kontrolluar ose manipuluar dikë.

Përdorimi i propagandës ose dezinformimit për të krijuar një ndjenjë frike ose ankthi për një grup të caktuar njerëzish.

Përdorimi emocioneve që ngjallin frikë, siç janë imazhet e dhunës, për të ndikuar te njerëzit.

Luajtja me pasiguritë e njerëzve dhe përdorimi i tyre për të bindur viktimat se janë në rrezik.

Taktikat e konfuzionit

Mund të përdoren për ta bërë dikë të ndihet i pasigurt, i çorientuar ose për ta bërë të dyshojë në gjykimin e vet.

Taktikat përfshijnë:

Dhënia e informacioneve të rreme për të krijuar konfuzion dhe pasiguri.

Të qënit i paqartë apo evaziv për ta bërë viktimën të vërë në dyshim atë që ka kuptuar.

Përdorimi i zhargonit teknik apo gjuhës komplekse për ta bërë dikë të ndjehet konfuz.

Përdorimi i lojërave të mendjes apo teknikave të manipulimit për ta bërë viktimën të vërë në dyshim mënyrën si e percepton realitetin.

Të qënit i paparashikueshëm për ta bërë viktimën të mos dijë çfarë të presë apo çfarë është e vërtetë.

Prova Sociale

Manipulimi i dikujt duke e bërë të ndihet sikur duhet të bëjë, diçka sepse të gjithë të tjerët po e bëjnë.

Disa shembuj:

Të shohësh një restorant me një radhë të gjatë njerëzish që presin të hyjnë dhe të supozosh se ushqimi duhet të jetë i mirë.

Të shohësh një produkt me një numër të lartë vlerësimesh pozitive dhe të supozosh se duhet të jetë një blerje e mirë.

Të shohësh një grup njerëzish duke qeshur dhe të supozosh se ajo që po thonë duhet të jetë vërtetë shumë për të qeshur.

Të shohësh një turmë të madhe të mbledhur rreth një eventi dhe të supozosh se me siguri ia vlen ta shikosh.


Shtuar 1.02.2023 23:33