Shumë njerëz bëjnë dush të paktën një herë në ditë, në mëngjes ose në mbrëmje përpara gjumit. Në varësi të ditës dhe aktivitetit tuaj mund të bëni 2 ose 3 dyshe.
Nuk ka asnjë argument për rëndësinë e higjenës personale. Por ndërkohë disa njerëz bëjnë dush të përditshëm në shumë raste nuk ka pse të jetë pjesë e rutinës suaj të përditshme.
Rekomandimi nga dermatologët, nuk do të thotë që ju duhet të zvogëloni rutinën tuaj të dushit pasi lëkura e të gjithëve është e ndryshme.
Psh: lëkura juaj mund të jetë më e thatë në dimër, në të cilin rast shumë dushe mund të shkaktojnë thatësi ekstreme. Megjithatë një dush çdo ditë në verë nuk mund të ndikijë negativisht në lëkurën tuaj.
Nëse laheni shpesh do ju ndodh që:
Të përjetoni kruarje.
Të keni lëkurë të thatë.
Të keni flokë të thatë.
Dhe shkakton shpërthime të disa sëmundjeve të lëkurës.