Cilat mollë janë më të shëndetshme?

Mollët padiskutim janë ngë nga frutat më të njohura në botë dhe, në të vërtetë, janë shumë ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i fibrave, vitaminave, mineraleve dhe polifenoleve, një grup antioksidantësh të fuqishëm që mund të ndihmojnë në luftimin e radikaleve dhe mbrojnë qelizat nga dëmtimi.

Si rezultat, konsumimi i rregullt i mollëve mund të ndihmojë në promovimin e shëndetit të zemrës, uljen e inflamacionit, në parandalimin e shtimit në peshë dhe në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Por cilat mollë janë më të shëndetshme?

Ndërsa të gjitha mollët janë të shëndetshme, ka disa varietete që mund të përmbajnë më shumë lëndë ushqyese se të tjerat. Bazuar në vlerën e tyre ushqyese, Granny Smith (mollët e gjelbra) janë lloji më i shëndetshëm. Kjo sepse janë më të ulëta në sheqer dhe karbohidrate, krahasuar me llojet e tjera, dhe përmbajnë më shumë fitonutrientë dhe polifenole.


Shtuar 10.01.2022 17:47